Veliaj në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë në Strasburg

Kryebashkiaku i Tiranës: Shqipëria ka shumë miq ndërkombëtarë që duan të avancojë në BE


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Samitin e Kryebashkiakëve Europianë në Strasburg, ku u takua me anëtarë të Parlamentit Europian, duke marrë miratimin e tyre për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Në takimin me deputetin europian, Dario Nardella, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ai ka një lidhje të hershme me Tiranën pas projekteve të përbashkëta në kohën kur drejtonte Bashkinë e Firenzes, duke e cilësuar si një avokat të Shqipërisë.

“Është kënaqësi e veçantë të takoj mikun tim, Dario Nardella, me të cilin si kryetar i Bashkisë së Firences kemi bërë projekte të pafundme, por sot kemi vërtet një avokat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Fakti që kemi hapur negociatat, hapëm Kolegjin e Evropës në Tiranë, shumë prej kapitujve kanë marrë rrugën e mbarë të zbatimit, dhe fakti që qeveria Rama po insiston që të hyjmë sa më shpejt në BE me shokë si Dario, të cilët kanë qenë fillimisht kryetarë bashkie të qyteteve të rëndësishme, por tani janë avokatët tanë në gjithë vendimmarrjet e BE, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Në këtë takim të Eurocities më vjen mirë që takoj kaq shumë miq të Shqipërisë, edhe kur disa shqiptarë, një pakicë shumë e vogël, protestojnë kundër Shqipërisë që të avancojë në BE. Fat i madh është që Shqipëria është e rrethuar me shumë miq ndërkombëtarë, që duan që Shqipëria të shkojë përpara dhe duan që Shqipëria të bëhet sa më shpejt pjesë e familjes evropiane”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij, deputeti Dario Nardella tha se një nga objektivat e tij si anëtar i Parlamentit Europian, do të jetë të ndihmojë Shqipërinë në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, në Parlamentin Europian në Strasburg, me mikun tim Erionin, kryebashkiakun e Tiranës, me të cilin kemi çuar përpara shumë projekte së bashku. Unë jam anëtar i Parlamentit Europian dhe një nga objektivat e mi do të jetë ai për të ndihmuar Shqipërinë në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Ne duhet të sjellim stabilitet, paqe dhe progres ekonomik e social në të gjitha fushat ku Shqipëria është një pikë referimi. Sepse është një port në Adriatik, gjithashtu edhe një urë lidhëse me vendet e Europës Lindore; pra, një vend i rëndësishëm që nuk mund të mbetet jashtë BE-së. Angazhimi edhe i kolegëve të mi italianë në Parlamentin Europian synon forcimin e procesit të integrimit të shtetit shqiptar në BE, për progresin e qytetarëve shqiptarë, italianë dhe të të gjithë qytetarëve europianë”, theksoi ai.

Në vijim të vizitës së tij në Strasburg, Veliaj u takua edhe me deputetin tjetër të Parlamentit Europian, Raphael Glucksmann, dhe ish kryebashkiakun e Barit, Antonio Decaro. Gjatë takimit me Glucksmann, Veliaj e cilësoi atë si një nga avokatët më të mëdhenj të zgjerimit të Ballkanit.

“Antonio Decaro ka zgjedhur që në PE të jetë në grupin e marrëdhënieve mes PE dhe Shqipërisë. Ndërkohë që, disa prej nesh që gjithmonë do i vënë një stërkëmbësh Shqipërisë, fatmirësisht janë pakica, jo shumica. Por, ka edhe shumë miq, që në fakt si antidot i atyre që duan të helmojnë frymën e bashkëpunimit dhe integrimit, janë ata miq të Shquipërisë që ndonjëherë e duan Shqipërinë më shumë se ca prej nesh”, u shpreh ai.

Veliaj ndodhet në Strasburg si pjesë e Samitit të Kryebashkiakëve Europianë. Samiti është një takim politik i nivelit të lartë mes kryetarëve të bashkive europiane dhe anëtarëve të sapozgjedhur të PE, ku kryetarët e bashkive do të ndajnë vizionin e tyre për mandatin e ardhshëm të Bashkimit Europian. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni