Spiropali pret Sahin: Bashkëpunim mes UNICEF dhe Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit: Po rrisim mbikëqyrjen ndaj institucioneve e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti përfaqësuesin e UNICEF, Murat Sahin.

Spiropali dhe Sahin diskutuan mbi bashkëpunimin mes UNICEF dhe Kuvendit për mirëqenien dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kujdesin për plotësimin e nevojave të tyre arsimore, shëndetësore, sociale etj.

Ata gjithashtu diskutuan për mbështetjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, mbikëqyrjen e institucioneve dhe agjencive shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e tyre.

Spiropali u shpreh se, fëmijët janë të parët në politikat e Kuvendit. Ajo gjithashtu, shprehu angazhim maksimal si Kryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. “Po rrisim mbikëqyrjen ndaj institucioneve e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve”, theksoi Spiropali.

“Ishte kënaqësi të mirëprisja sot përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin, për të thelluar bashkëpunimin me qëllimin e përbashkët; interesin më të mirë të fëmijëve si prioritet në të gjitha politikat ekonomike, sociale dhe legjislative”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

SHBA, Balla pritet nga kryebashkiakja Berisha në Nju-Xhersi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

SHBA, Balla pritet nga kryebashkiakja Berisha në Nju-Xhersi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha