SHBA, Balla pritet nga kryebashkiakja Berisha në Nju-Xhersi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha në Nju-Xhersi (New Jersey) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Balla e ka falenderuar Berishën për pritjen, ndërsa thekson se, Violeta Berisha është e para shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq e rëndësishme.

“Kjo është një arritje jo vetëm e juaja personale, por është një arritje e të gjitha grave dhe vajzave shqiptre, sepse ju jeni e para vajzë dhe grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA. Ke bërë krenare jo vetëm familjen tënde, por ke bërë krenarë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet dhe vendet ku jetojnë”, thekson Balla.

Gjatë qendrimit në SHBA, ministri Balla do të zhvillojë takime me bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (ATSH)

Spanja nderon Ermonela Jahon me çmimin “Ópera XXI”

Jaho u nderua me çmimin “Artistja më e Mirë e Huaj” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Lirikë dhe…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spanja nderon Ermonela Jahon me çmimin “Ópera XXI”

Jaho u nderua me çmimin “Artistja më e Mirë e Huaj” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Lirikë dhe…