Golemi-Provenzano: Gjirokastra, destinacion i pashmangshëm për turistët italianë
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi priti në një takim konsullin e ri të Përgjithshëm të Italisë në Vlorë, Achille Provenzano.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi priti në një takim konsullin e ri të Përgjithshëm të Italisë në Vlorë, Achille Provenzano.
Gjatë takimit Golemi dhe Provenzani shprehën përkushtim për thellimin e bashkëpunimit dhe çlirimin e të gjitha potencialeve zhvillimore.
Golemi theksoi se “veç miqësisë me rrënjë të thella në histori, dy vendet tona kanë një bashkëpunim të shkëlqyer në disa fusha dhe Italia mbetet për ne një zë i fuqishëm për integrimin në BE”.
“Gjirokastra është gjithashtu një destinacion i pashmangshëm për turistët italianë që vijnë në vendin tonë”, tha Golemi.
(ATSH)