Konferenca e Drejtorëve të Agjencive të Pagesave, Koçi: Risi teknologjike në menaxhimin e fondeve të BE-së

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi, mori pjesë në konferencën e 56-të Drejtorëve të Agjencive të Pagesave, e cila u mbajt në Budapest, Hungari.


Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi, mori pjesë në konferencën e 56-të Drejtorëve të Agjencive të Pagesave, e cila u mbajt në Budapest, Hungari.

Në këtë konferencë morën pjesët drejtorët e Agjencive të Pagesave të vendeve anëtare të BE-së dhe atyre kandidate, si edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Gjykatës Evropiane të Audituesve, Zyrës Evropiane Antimashtrim etj.

Sipas njoftimit për medie të AZHBR-së, gjatë konferencës u diskutua mbi rëndësinë e politikave të përbashkëta bujqësore dhe raportet vjetore, duke nxitur shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve pjesëmarrëse me qëllim rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmin në sektorin bujqësor.

Në fokus të diskutimeve ishte dhe nevoja e aplikimit të risive teknologjike dhe politikave të reja për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian, si një mundësi për kontroll dhe monitorim më efektiv gjatë zbatimit të programeve për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Konferenca e 57-të e Drejtorëve të Agjencive të Pagesave do të mbahet në maj 2025, në Poloni, e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

(ATSH)

Prezenca e OSBE, ndihmë organeve ligjzbatuese për përmirësimin e menaxhimit të informatorëve

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një kurs trajnimi treditor në datat 21-23 tetor me fokus menaxhimin e informatorëve për…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Prezenca e OSBE, ndihmë organeve ligjzbatuese për përmirësimin e menaxhimit të informatorëve

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një kurs trajnimi treditor në datat 21-23 tetor me fokus menaxhimin e informatorëve për…