Rama: Pagat e gënjeshtërta, qasje kriminale ndaj pensionistëve

Për 17 sektorët e ekonomisë janë 156 mijë të punësuar që deklarohen me pagë 50 mijë lekë të reja sepse e dimë të gjithë se kjo pagë është përjashtuar nga taksimi


“Për 17 sektorët e ekonomisë janë 156 mijë të punësuar që deklarohen me pagë 50 mijë lekë të reja sepse e dimë të gjithë se kjo pagë është përjashtuar nga taksimi”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

“Duke i parë sektorët me radhë nuk ka asnjë logjikë që ta thotë që duhet ta gëlltisësh këtë gjë e ta pranosh kështu sepse janë paga të gënjeshtërta. Mirëpo nga kjo gënjeshtër dhe nga kjo qasje kriminale ndaj pensionistëve ne kemi një gropë shumë të madhe të cilën e kompensojmë sot që flasim duke vendosur gjysmë miliard euro për të plotësuar pensionet, sepse pa këto gjysmë miliard euro pensionet nuk mund të jepen në nivelin që janë sot”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se problemi i pensioneve nuk zgjidhet me dëshirën e mirë vetëm dhe as nuk zgjidhet me idenë hajde t’ua rrisim sot pa parë që nesër mund të çosh në humnerë të tërë bashkë.

“Jemi sot në kushtet kur kemi një tjetër 1/4, që është 1/4 e buxhetit që shkon për pensionet dhe na mungon kontributi i sipërmarrjes, kontributi ligjor i sipërmarrjes. Si do t’i bashkojmë ne këto të dyja që edhe i është dhënë sipërmarrjes gjithë kjo hapësirë lehtësie që nuk e ka asnjë sipërmarrje ne rajonin tonë edhe sipërmarrja vjedh pensionistët, me falni për fjalën është shumë e rëndë mund t’i vë edhe një fjalë tjetër, grabit pensionistët duke mos paguar detyrimet bazë, që edhe në ligj është i shkruar, është detyrim i parë përpara taksave”, theksoi Rama.

Po vazhdoj përsëri me punëmarrësit, vijoi Rama, nëse ne do të vazhdonim Shqipëria do të vazhdonte me taksën e sheshtë mbi pagën ne do të kishim më shumë të ardhura edhe për sigurimet shoqërore, por do merrnim më shumë nga xhepi i punëmarrësve.

“Ne e hoqëm taksën e sheshtë e bëmë taksë progresive dhe faktikisht kemi hequr dorë nga jo pak, por kemi hequr dorë nga një shumë e konsiderueshme që ia kemi lënë mësuesve infermierëve, punonjësve në të gjithë hallkat e zinxhirit ekonomik tek kamarierët, menaxherët etj”, tha Rama.

Taksat, shtoi Kryeministri Rama, janë për fëmijët, për të ardhmen, për të investuar për të nesërmen për çerdhet, kopshtet, shkollat, spitalet, infrastrukturën, për të gjitha llojet e shërbimeve.

“Sigurimet shoqërore janë për pensionistët, janë dy gjëra të ndara nuk puqen bashkë. Tani ne duam t’i shtojmë pensionet, por si do t’i shtojmë në mënyrë të njëanshme, dhe sado t’i shtojmë ne në mënyrë të njëanshme nuk i shtojmë dot aq sa duhet të shtoheshin nëse nuk futet në lojë pala tjetër, që janë sipërmarrësit. Kur të shkoni të paraqiteni tek porta e botës tjetër dhe aty jam informuar prej shumë vitesh nuk ka karta krediti, nuk funksionin kesh-i as si je veshur, aty je ti përpara Zotit, por katolikët thonë se del Shën Pjetri e të thotë ku do të shkosh,- dua të shkoj në parajsë-, e ai të thotë -të gjithë aty duan të shkojnë, por thuaj çfarë ke bërë që do të shkosh në parajsë. Qoftë edhe për këtë takim që duhet ta mbajnë në konsideratë edhe ata që i falen Allahut 5 herë në ditë unë njoh kam respekt që i falen Allahut 5 herë në ditë, por di që nuk paguajnë siguracionet shoqërore siç duhen. Qoftë edhe për atë moment, qoftë për të pasur mbarësi e për të mos pasur mallkimet e pensionistëve”, u shpreh Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…