Taulant Balla merr çelësin e qytetit dhe certifikatën e mirënjohjes në New Jersey

Ministri Balla në New Jersey u prit në një takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Fairview, Violeta Berisha, e para grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA.

Gjatë vizitës në SHBA ku po zhvillon takime me bashkëatdhetarë që jetojnë e punojnë në SHBA, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues politik i PS për Diasporën, Taulant Balla është nderuar me çelësin e qytetit dhe certifikatën e mirënjohjes në New Jersey.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla ndau foto nga momenti i dorëzimit të çelësit prej kryetarit të qarkut Bergen në New Jersey.

“Shumë i nderuar për Çelësin e Qytetit dhe Certifikatën e Mirënjohjes nga kryetari i Qarkut Bergen, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë”, shkroi Balla.

Ministri Balla në New Jersey u prit në një takim edhe nga kryetarja e Bashkisë së Fairview, Violeta Berisha, e para grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA.

(ATSH)

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia