Binaj: Ftuam tatimpaguesit të vetëdeklarojnë pagat, nisim inspektimet në terren

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve: Informaliteti i pagave është një fenomen shumë i dëmshëm dhe qeveria po forcon masat për ta luftuar atë në çdo hap.


Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj tha se, “informaliteti i pagave është një fenomen shumë i dëmshëm dhe qeveria po forcon masat për ta luftuar atë në çdo hap”.

Në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, për informalitetin e pagave me përfaqësues të qeverisë dhe aktorë të linjës, Binaj u ndal në prezantimin e planit të masave për luftën ndaj informalitetit.

Sipas tij, informaliteti i pagave sjell humbje në buxhetin e shtetit, që do të thotë ulje të ardhurash për investime në vepra publike dhe fondesh që mund të përdoreshin për rritjen e pensioneve.

Binaj paraqiti planin e masave që po ndërmerr administrata tatimore.

“Puna jonë për luftën ndaj informalitetit të pagave ka nisur me dërgimin e një mesazhi për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar deri në fund të shtator 2024, për nxitjen e tyre në vetëdeklarimin e pagave deri në 20 tetor 2024. Ky proces ka përfunduar tashmë dhe nga përllogaritjet përpara dërgimit të letrave të personalizuara rezulton se nga 662 mijë vende të deklaruar, duke përjashtuar të vetëpunësuar, 10.1 % e tyre janë nën pagën minimale dhe 24.9% janë me pagë minimale. Në total janë 231 mijë vende pune me paga më të vogla ose sa paga minimale”, u shpreh Binaj.

Sipas tij, sektorët ku vihet re ky fenomen janë ato të ndërtimit, tregtisë dhe ato të turizmit.

Hapi i dytë vijoi ai, është evidentimi i tatimpaguesve mosdeklarues dhe njoftimi tyre për të bërë deklarimet.

“Aktualisht po bëhet identifikimi i mosdeklaruesve dhe jemi në fazën e njoftimit të tyre, për të bërë deklarimet deri në 20 nëntor 2024. Nga data 21 nëntor deri 30 nëntor do të evidentohen të gjitha bizneset që nuk kanë korrigjuar situatën pas njoftimit tonë, dhe do të nis inspektimi në terren tek të gjitha subjektet”, tha Binaj, teksa deklaroi se, masat për luftën ndaj informalitetit të pagës ka hyrë në një fazë të pakthyeshme.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…