Spanja nderon Ermonela Jahon me çmimin “Ópera XXI”

Jaho u nderua me çmimin “Artistja më e Mirë e Huaj” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Lirikë dhe Kulturë në Spanjë


Ermonela Jaho, artistja që ngre peshë zemrat tona duke na bërë krenarë në çdo interpretim të saj, ka marrë një tjetër vlerësim të merituar.

Mbrëmë, në Madrid, ajo u nderua me çmimin “Artistja më e Mirë e Huaj” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Lirikë dhe Kulturë në Spanjë.

Çmimi për interpretuesin më të mirë të huaj “Ópera XXI” iu dha Ermonela Jahos për interpretimin e saj në operën “Suor Angélica” të Puccini-t në Gran Teatre del Liceu, një nga teatrot më të mëdhenj të Barcelonës, i themeluar në 1837-ën.

Ky çmim u dorëzua nga ministri i Drejtësisë, duke reflektuar jo vetëm talentin dhe përkushtimin e saj, por edhe fuqinë e artit për të bashkuar kulturat. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…