Integrimi në BE, Rama: Shqipëria ka hyrë në një fazë të re

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është ulur tashmë në tryezën e negociatave për anëtarësim


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është ulur tashmë në tryezën e negociatave për anëtarësim dhe ka hapur grup-kapitullin e parë, “Themeloret”, duke hyrë në një fazë të re.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama tha se “sot ne ju presim përsëri në Tiranë. Unë e kam humbur numërimin e herëve kur ju keni ardhur. Me siguri keni ardhur më shumë se të gjithë paraardhësit tuaj që nga fillimi i këtij shekulli. Sot është një ditë shumë e veçantë dhe konferencë shtypi e veçantë, sepse e di shumë mirë para se t’ju dëgjoj se sot nuk do ta përsërisni fjalinë me të cilën keni mbyllur të gjitha konferencat e mëparshme të shtypit: ‘Ne duam të fillojmë me Shqipërinë negociatat për anëtarësim’”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, tashmë kjo fjali i përket historisë.

“Sot keni ardhur në Shqipëri pasi tanimë Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim dhe ka hapur grup-kapitullin e parë, ‘Themeloret’, duke hyrë në një fazë të re kur duhet të vini përsëri, por duhet ta mbyllni konferencën e shtypit duke thënë: ‘Ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE’”, tha Rama.

Kryeministri e garantoi se “ne jemi shumë të vendosur t’ia dalim edhe për këtë”.

“Skuadra jonë e negociatave ka treguar në Bruksel që është në lartësinë e duhur për t’u përballur me këtë sfidë të re. E dimë që është një sfidë që nuk shkon duke u bërë më e lehtë, por shkon duke u bërë më e vështirë, sepse bëhet fjalë për një sërë detyrash, janë mijëra, dhe janë detyra të cilat duhet të përkthehen në ligje, aktet nënligjore, por edhe në prova të zbatimit të tyre”, shtoi Rama.

(Marrë nga ATSH)

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…