Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e BE-së!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë në Bashkimin Europian.


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së saj në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen nënvizoi se hapja e negociatave për Shqipërinë ishte sukses i një pune prej shumë vitesh dhe se vendi ynë tregoi vizion, ndërsa shtoi se zgjerimi i Bashkimit Europian do të jetë përparësi në mandatin e saj të ri.

“Jam më të vertëtë shumë e lumtur që jam në Tiranë dhe jam tejet e gëzuar të shoh se sa shumë ka arritur Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Javën e fundit ne hapëm negociatat për gurp-kapiturjt e çështjeve themelore.

Çfarë suksesi ky, që vjen pas shumë vitesh dhe me shumë punë. Keni treguar vizion dhe durim dhe këto po tregojnë rezultatet e tyre. Falenderoj të gjitëh ata që kanë punuar ditë e natë për këto që janë arritur Të jini të sigurt se zgjerimi do të vijojë të jetë edhe në mandatin tim të ardhshëm përparësi e lartë”- u shpreh Von der Leyen.

Duke u ndalur te Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Europian tha se Shqipëria do të marrë mbi 920 milionë euro nga plani i Rritjes.

“E para ka të bëjë me planin tonë të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ju e dini qasjen që ne kemi. Ne e hapëm derën tonë të tregut për partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë gati axhendën e reformave dhe Shqipëria e ka gati. Tani duhet të fillojmë me parafrimin prej 64 milionë euro deri në fund të vitit. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euro nga Plani i Rritjes.

Nisma e dytë është plani ynë i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Po punojmë për projekte që mund ju mund t’i fuqizoni për energjinë e rinovueshme. Kemi edhe një program prej 50 milionë eurosh për eficensën e energjisë. Gjithashtu po invesojmë edhe për transprotin e pastër për të arritur lidhje me të mira, linjën hekurudhore të Shqipërisë me BE-në.

Çështja e tretë është një propjekt tjetë i veçantë dhe fjalën e kam për Kolegjin e Kampusit të Europës. Kolegji i Europës në Tiranë po formëson liderët e së ardhmes në Europë.’- u shpreh Von der Leyen.

(ATSH)

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…