Denaj: Kultivimi në tokë të kripur ka rritur prodhimin e shegës

“Agro Iliria” me një aktivitet të suksesshëm prej 10 vitesh, kultivon shegë të varitetetit “Wonderful” në një sipërfaqe prej 100 hektarë tokë!


Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot historinë e suksesit në prodhimin e shegëve.

“Agro Iliria me një aktivitet të suksesshëm prej 10 vitesh, kultivon shegë të varitetetit “Wonderful” në një sipërfaqe prej 100 hektarë tokë! Falë teknologjisë së avancuar, kultivimi në tokë të kripur ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm dhe prodhimi i shegës shitet si në tregun vendas ashtu edhe jashtë vendit”, u shpreh ministrja Denaj në rrjetet sociale.

Grupi “Agro Iliria” po zhvillon një plan investimi shumëdimensional që përfshin 1100 hektarë tokë për rritjen e shegës, goji berry-t, një hapësirë për agroturizëm. Investimi fillestar është 6.6 milionë euro, por pritet të rritet në vitet në vijim.

Ky investim është një nga shembujt, ku mund të shohësh se si ka marrë jetë dhe zhvillim një nga projektet e rëndësishme strategjike në fushën e bujqësisë.

Ky sistem është tërësisht një risi në Shqipëri, por është konsultuar me një ekspert nga Izraeli. Hap pas hapi, sistemi iu është përshtatur kushteve të Shqipërisë duke çuar në një histori të mirëfilltë suksesi.

(ATSH)

Bashkëpunim me BERZH-in për përgatitjen e sipërmarrjeve të vogla për tregjet evropiane

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj si dhe drejtuesja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkëpunim me BERZH-in për përgatitjen e sipërmarrjeve të vogla për tregjet evropiane

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj si dhe drejtuesja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe…