Marash Mirashi fiton Çmimin “At Gjergj Fishta” për romanin “Brirët”

Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, organizoi aktivitetin “Çmimet At Gjergj Fishta”.


Për të katërtin vit radhazi Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, organizoi aktivitetin “Çmimet At Gjergj Fishta”.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të 153 vjetorit të lindjes së poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishtës.

Juria e përbërë nga Marçel Hila, Shpresa Kapisyzi e Frano Kulli zgjodhi në mesin e 34 veprave që ishin në konkurrim.

Stefan Çapaliku u vlerësua me “Çmimi At Gjergj Fishta” për vëllim poetik “Camera Obscura”, Marash Mirashi për romanin “Brirët”, “Çmimi At Gjergj Fishta” për studime letrare i shkoi Fatmir Toçit me veprën “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë” dhe për përkthimin më të mirë u vlerësua Rudolf Marku me përkthimin e veprës “Poezi” nga Safo.


Shkrimtari Marash Mirashi

U nderuan me çmime karriere: Life Hasa me vëllimin poetik “Ditët e mia”, Nikollë Njeçi me vëllimin poetik “Lulet e vona” dhe Ardi Muçllari me romanin “Rrëfimi i djalit të prapë”.

Çmimi i nderit iu dha dr.Liza Brunga për veprën “Kishat e Zadrimës deri në prag të Kuvendit të Arbërit”. Ndërsa me çmimin Post Mortum u vlerësua Don Jak Zekaj.

“Komuniteti malazez në Shqipëri” marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Montenegro”

Kreu i komunitetit malazez Marinko Çullafiq takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Diasporës së Malit të Zi, Adel…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Komuniteti malazez në Shqipëri” marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Montenegro”

Kreu i komunitetit malazez Marinko Çullafiq takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Diasporës së Malit të Zi, Adel…