“Komuniteti malazez në Shqipëri” marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “Montenegro”

Kreu i komunitetit malazez Marinko Çullafiq takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Diasporës së Malit të Zi, Adel Omeragiq


Në datë 21 tetor, përfaqësuesi i Pakicës kombëtare malazeze në Komitetin për Pakicat Kombëtare Marinko Çullafiq, zhvilloi një takim në qytetin e Shkodrës me përfaqësuesit e shoqatave malazeze “Komuniteti malazez në Shqipëri” dhe “Montenegro”.

I pranishën ishte edhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Tiranë z. Pavllo Karanikiq. Gjatë takimit u diskutuan një sërë problematikash dhe mundësia e forcimit të bashkëpunimit midis shoqatave malazeze në kuadër të riorganizimit të kësaj pakice.

Në fund të takimit u nënshkrua nje memorandum bashkëpunimi midis dy shoqatave.

Në datë 22 tetor, Cullafiq u prit në një takim në Podgoricë, nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Diasporës së Malit të Zi z. Adel Omeragiq dhe këshilltari i përhershëm z. Zoran Gjukanoviq me të cilët diskutoi për të gjitha problemet dhe vështirësitë që has pakica malazeze, nevojën e bashkëpunimit në mbështetje të riorganizimit të shoqatave malazeze në Shkodër dhe Tiranë etj.

Së shpejti do të përgatiten edhe kushtet për takimin e dy drejtuesve të dy institucioneve, ministrit për Diasporën e Malit të Zi, z. Mirsad Azemovic dhe Kryetares të Komitetit për Pakicat Kombëtare të Shqipërisë, znj. Konstantina Beziani.

Në datë 21 tetor, përfaqësuesi i Pakicës kombëtare malazeze në Komitetin për Pakicat Kombëtare Marinko Çullafiq,…

Posted by Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë on Wednesday, October 23, 2024

Spiropali: Bashkëpunim intensiv me Bundestagun për reformat dhe anëtarësimin në BE

Kryetarja e Kuvendit takim me presidenten e Bundestagut gjerman Bärbel Bas dhe kryetarin e parlamentit të Polonisë Szymon Franciszek Hołownia.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali: Bashkëpunim intensiv me Bundestagun për reformat dhe anëtarësimin në BE

Kryetarja e Kuvendit takim me presidenten e Bundestagut gjerman Bärbel Bas dhe kryetarin e parlamentit të Polonisë Szymon Franciszek Hołownia.