Bashkëpunim me BERZH-in për përgatitjen e sipërmarrjeve të vogla për tregjet evropiane

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj si dhe drejtuesja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Ekaterina Solovova nënshkruam sot një memorandum mirëkuptimi.


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj si dhe drejtuesja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Ekaterina Solovova nënshkruam sot një memorandum mirëkuptimi.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se memorandumi i mirëkuptimit mes Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit dhe BERZH-it është një hap i rëndësishëm, i cili përforcon vullnetin për të bashkëpunuar në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare në përgatitjen e tyre për tregjet evropiane, me anë të implementimit të një serie me 8 seminare me njohuri për programet e tregut të përbashkët europian.

“Partneriteti me BERZH-in është thelbësor për Shqipërinë, pasi ofron mbështetje financiare dhe ekspertizë që ndihmon në realizimin e projekteve të rëndësishme për rritjen ekonomike dhe integrimin në tregjet ndërkombëtare. Kjo nismë do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve tona me BE-në dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset shqiptare”, tha ajo.

Ky program trajnimi i mbështetur nga EU-funded Enterprise Development and Innovation Facility (EDIF) do të zhvillohet përmes tetë workshop-eve të dedikuara, të cilat janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të fuqizuar NVM-të dhe për t’i pajisur ato me njohuritë dhe instrumentet e nevojshme për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare. Seria e trajnimeve mbi SMP do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të NVM-ve shqiptare dhe në përgatitjen e tyre për sfidat e tregjeve rajonale dhe evropiane.

Përfaqësues të lartë nga institucionet ndërkombëtare dhe shqiptare ndanë pikëpamjet e tyre mbi rëndësinë e këtij programi.

Kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Hubert Perr shprehu mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian për zhvillimin e NVM-ve.

“Tregu i brendshëm i BE-së është një nga arritjet më të mëdha të Unionit. Ai stimulon konkurrencën, rritjen dhe inovacionin, si dhe drejton tranzicionet e gjelbra dhe digjitale të Europës. NVM-të shqiptare duhet të përgatiten për një integrim të suksesshëm në tregun e brendshëm të BE-së para anëtarësimit të vendit në BE. Kjo është arsyeja pse BE po hap “Programin e Tregut të Brendshëm të BE-së” për NVM-të shqiptare”, tha ai.

Ekaterina Solovova, Drejtoresha e BERZH-it në Shqipëri, theksoi rolin e rëndësishëm që BERZH do të luajë në këtë proces.

“Ne jemi krenarë të ndihmojmë SME-të shqiptare për t’u përgatitur më mirë për Tregun e Përbashkët të BE nëpërmjet një serie seminaresh që adresojnë nevojat specifike të bizneseve lokale. BERZH ndihmon në rritjen e konkurrueshmërisë të SME-ve Shqiptare përmes asistencës teknike, shërbimeve të konsulencës dhe linjave të dedikuara të financimit”.

Ndërsa Ardian Kamenica, drejtor i Departamentit të Politikave dhe Integrimit Europian, e përshkroi programin si një mundësi për NVM-të shqiptare për të përforcuar kapacitetet e tyre dhe për të përmbushur standardet evropiane.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…