Mbyllet trajnimi dyvjeçar i Forcave Kombëtare të Sigurisë, Proda: Kolonë bazë për suksesin

Forca Kombëtare e Sigurisë ka përmbyllur trajnimin dyvjeçar, të kryer nga ekspertë të Drejtorisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Federale të Gjermanisë.


Forca Kombëtare e Sigurisë ka përmbyllur trajnimin dyvjeçar, të kryer nga ekspertë të Drejtorisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Federale të Gjermanisë. Trajnimi, mbi taktika të ndryshme operacionale dhe krijimin e kapaciteteve për këtë njësi policore, u përmbyll me dorëzimin e dokumenteve, nga pala gjermane, punonjësve të trajnuar.

Në ceremoninë e dorëzimit të dokumenteve morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Ratzenburg, Jonas Hauto, Oficeri Ndërlidhës i Policisë Federale në Shqipëri, Stefan Dorbach, drejtuesi i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, drejtuesi i Repartit Special “RENEA” dhe trajnerë të Policisë Federale Gjermane.

Kreu i Policisë gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë Gjermane, Policisë Federale dhe Ambasadës Gjermane në Tiranë, për bashkëpunimin e shkëlqyer, prej dekadash, me Policinë e Shtetit, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen me shumë vlerë të konkretizuar nëpërmjet pajisjeve logjistike, trajnimeve, hetimeve dhe operacioneve policore të përbashkëta.

Ai theksoi se stërvitja dhe trajnimet janë dy kolonat bazë për suksesin e Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Repartit Special “RENEA”, dhe duke qenë se ato ofrohen tashmë nga ekspertë të lartë të policive europiane, riafirmohet Policia shqiptare si partnere e barabartë, profesionale dhe e besueshme në planin ndërkombëtar.

Ndërkaq, gjatë fjalës në ceremoni, Hauto vlerësoi punonjësit e trajnuar, për profesionalizmin dhe korrektesën e treguar gjatë gjithë ciklit të trajnimit, dhe theksoi përgatitjen e tyre për t’i vënë në zbatim tashmë njohuritë e fituara.

Gjithashtu, ai shtoi se asistenca e Policisë Federale Gjermane për Policinë shqiptare, do të vijojë, si nëpërmjet asistencës me pajisje të teknologjisë së fundit, ashtu dhe nëpërmjet trajnimeve të ekspertizës së lartë për aspekte të ndryshme të punës policore.

(ATSH)

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…