Java e Kulturës Amerikane mbyllet me spektakël dhe modë

Ekspozitë mahnitëse mode dhe novacioni nga stilistja e mitënjohur Noor Bchara dhe studentët nga Universiteti i Arteve


Java e Kulturës Amerikane është mbyllur me një ekspozitë mahnitëse mode dhe novacioni me stilisten e njohur Noor Bchara dhe studentët e talentuar nga Universiteti i Arteve, të cilët shfaqën krijimet e tyre unike nga veshje të ripërdorura.

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe zëvendësministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, iu bashkuan shfaqjes dhe festimeve.

“Xhinset janë një simbol i pavarësisë, novacionit dhe ndonjëherë, i thyerjes së rregullave. Dhe unë mendoj se kjo është ajo që do të shohim këtu këtë mbrëmje, në këtë shfaqje të jashtëzakonshme të modës… Dhe ashtu siç e kam parë në takimet e muajve të fundit këtu në Shqipëri, energjia që kanë të rinjtë shqiptarë, krijimtaria që kanë, mendoj se do të shfaqen plotësisht”, tha VanHorn.

Nata ishte e mbushur me gëzim, muzikë dhe argëtim, duke përfshirë këndin e “Robotikës” nga Këndi Amerikan i Tiranës dhe një panair të vogël me gra sipërmarrëse vendase të mbështetura nga programet e Ambasadës së SHBA.

Tom Kuka promovon romanin “Flama” në Beograd

Ceremonia u organizua nga Qendra Libri Akademik në Beograd në Shtëpinë e Europës. I pranishëm ambasadori Bardhyl Canaj.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Tom Kuka promovon romanin “Flama” në Beograd

Ceremonia u organizua nga Qendra Libri Akademik në Beograd në Shtëpinë e Europës. I pranishëm ambasadori Bardhyl Canaj.