Mbahet mbledhja e 15-të e nënkomitetit Shqipëri-BE për tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimet

Mbledhja e 15-të e nënkomitetit “Për tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimet”, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian po zhvillohet përgjatë datave 23 dhe 24 tetor 2024, në Bruksel, nën drejtimin e Ministrisë së Financave.


Mbledhja e 15-të e nënkomitetit “Për tregtinë, industrinë, doganat dhe tatimet”, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian po zhvillohet përgjatë datave 23 dhe 24 tetor 2024, në Bruksel, nën drejtimin e Ministrisë së Financave.

Në hapje të takimit u theksua rëndësia e tij, ku raportimi i palës shqiptare në nënkomitet po ndodh në një moment historik pas zhvillimit të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me BE-në, ku u çel grupkapitulli “Themelorët” në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përforcuar bashkëpunimin e mëtejshëm në implementimin e reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, i cili drejton delegacionin shqiptar, u shpreh se Shqipëria ka një kuadër ligjor në shkallë tejet të lartë të përputhur me legjislacionin evropian dhe mbetet thellësisht e angazhuar për përafrimin e plotë me “acquis communitaire” në fushën e doganave.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian vlerësuan pozitivisht progresin e Shqipërisë, veçanërisht të Administratës Doganore Shqiptare sa i përket nivelit të përgatitjes ligjore, institucionale e administrative.

Nënkomiteti mbulon raportimin një vjeçar të palës shqiptare kryesisht për kapitullin 16 “Tatimet”, kapitullin 29 “Bashkimi doganor”, kapitullin 1 “Lëvizja e lirë e mallrave”; dhe kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe politikat industriale”.

Nga diskutimet e ditës së parë, ndër çështjet kryesore të vlerësuara dhe me rëndësi për tu përmendur janë miratimi i draft Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027; masat e ndërmarra në kuadër të Planit të Rritjes; ecuria mbi implementimin e ligjit të ri të të ardhurave; përmbyllja me sukses e procesit të fiskalizimit dhe avantazhet e kësaj reforme; implementimi i Strategjisë së Biznesit të Administratës Doganore Shqiptare për vitet 2023–2027; lehtësimi i mëtejshëm i procedurave doganore për operatorët ekonomikë; si edhe ndryshimet ligjore të Kodit Doganor Shqiptar dhe dispozitave zbatuese të tij në kuadër të përafrimit me acquis e BE-së.

Përfaqësuesit e KE-së vlerësuan pozitivisht zhvillimet dhe reformat e ndërmarra nga Shqipëria në këto fusha, ndërkohë që ditën e dytë do të vijohet raportimi mbi ecurinë në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, politikave industriale e ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zhvillimet në fushën e turizmit. (ATSH)

Balla, vizitë në shkollën e Gjuhës Shqipe në Philadelphia: Jeni shembull

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë vizitës…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla, vizitë në shkollën e Gjuhës Shqipe në Philadelphia: Jeni shembull

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë vizitës…