Muzhaqi: Nis projekti për pjesëmarrjen e të rinjve në demokracinë digjitale

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije projektin më të ri digjital, që kërkon pjesëmarrjen aktive të të rinjve në ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas saj, projekti “Pjesëmarrja e të rinjve në Demokracinë Digjitale: Nga Aftësitë Digjitale tek të Drejtat Digjitale” aftëson të rinjtë të kuptojnë të drejtat e tyre në botën digjitale dhe të marrin pjesë aktivisht në ndërtimin e një Shqipërie më demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Të rinjtë mund të mësojnë aftësi praktike për të naviguar dhe ndikuar në hapësirat digjitale, njihen me të drejtat digjitale, bëhen pjesë e një komuniteti rinor që ka një qëllim të përbashkët, të ndikojë në vendimmarrjen digjitale dhe të forcojë demokracinë.

Projekti sjell bashkë të rinj nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Spanja dhe financohet nga Erasmus+, duke u zbatuar në Shqipëri nga SCiDEV dhe EYDR, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe BE-së.

Rama në Nju Jork për takimin me shqiptarët e Amerikës: Me fuqinë e bashkimit, do të ngremë flamurin në oborrin e BE-së

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në takimin me shqiptarët e Amerikës.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia