Shqipëri-Bullgari, marrëveshje për të çuar përpara ekonomitë e dy vendeve përmes turizmit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në një takim homologun bullgar Evtim Miloshev


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti sot në një takim homologun bullgar Evtim Miloshev, me të cilin shkëmbyen përvoja, u vlerësuan mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve dhe për të forcuar projektet në rajon për turizmin.

Gjatë takimit, Kumbaro dhe Miloshev nënshkruan një plan të përbashkët veprimi me qëllim forcimin e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e turizmit.

Temë e takimit ishte edhe përpjekja për rivendosjen e linjës ajrore direkte mes Tiranës dhe Sofjes.

Ministrja Kumbaro u shpreh se forcimi i bashkëpunimit për krijimin e itinerareve të përbashkëta, rrit vlerën e të dy vendeve për turistët që vijnë nga larg.

“Është mirë që tregjet tona t’i hapim dhe të krijojmë harta të përbashkëta turistike. Veçanërisht për destinacionet e largëta, është në interesin e të dy vendeve tona, por edhe vendeve të tjera fqinje me ne që të krijojmë itinerare të përbashkëta. Ky ishte edhe qëllimi i planit të veprimit që ne nënshkruam sot me qëllim që turistët që vijnë nga Azia apo nga Amerika, kur vijnë në Bullgari të vizitojnë edhe Shqipërinë dhe anasjelltas. Sot turizmi nuk është thjesht treg, ekonomi dhe industri, por është mbi të gjitha emancipim dhe integrim”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë takimit, Miloshev vlerësoi maksimalisht performancën e Shqipërisë në turizëm, e cila konfirmohet edhe nga barometri i Organizatës Botërore të Turizmit.

Ministri Miloshev u shpreh se një bashkëpunim i tillë krijon një vlerë të shtuar mes dy vendeve, duke dhënë një shembull të mirë në Ballkan, si dhe duke zhvilluar ekonomitë përmes turizmit.

“Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam këtë dokument. Ky është një akt politik që i vendos marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Shqipërisë në fushën e turizmit në një nivel më të lartë dhe të merituar, sepse ne jemi vende mike prej kohësh. Na lidhin shumë gjëra. Ne mund të jemi një shembull i mirë në Ballkan, duke krijuar brandin “Ballkani””, tha Miloshev.

Ministri bullgar u shpreh se “do të shtojmë vlerën tonë, duke qenë së bashku dhe duke zhvilluar ekonomitë tona edhe përmes turizmit. Turizmi është fytyra e bukur e diplomacisë. Turizmi jep emocione, jep mesazhe, të cilat janë lidhur me miqësinë mes popujve dhe me marrëdhëniet e mira. Le t’i japim shenjën e mirë Evropës: “Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku”.

Ky plan i përbashkët gjithashtu angazhohet në përmirësimin e informacionit dhe promovimin e praktikave pozitive lidhur me turizmin e qëndrueshëm, ndërkohë që 57.000 vizitorë nga Bullgaria kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajve janar-shtator 2024.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.