Rama në Nju Jork për takimin me shqiptarët e Amerikës: Me fuqinë e bashkimit, do të ngremë flamurin në oborrin e BE-së

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në takimin me shqiptarët e Amerikës.


Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Nju-Jorkut për të marrë pjesë në takimin me shqiptarët e Amerikës.

Pasnesër, e shtunë 26 tetor, Rama do të jetë në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.

Në Time Square është vendosur logo e eventit për Ramën. Pamjet janë parë në 7 Avenue 38th Street Manhattan.

“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës. Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”, u shpreh ai, në një postim në rrjetet sociale.

Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi si dhe shqiptarët në Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Rama po ashtu ka njoftuar rikthimin në Greqi, këtë herë në Selanik më 3 nëntor.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Begaj në Roskovec: Shoqëri të përbashkëta për të krijuar markën e qytetit për vajin e ullirit dhe punimet artizanale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në bashkinë e Roskovecit

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj në Roskovec: Shoqëri të përbashkëta për të krijuar markën e qytetit për vajin e ullirit dhe punimet artizanale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në bashkinë e Roskovecit