Balla, vizitë në shkollën e Gjuhës Shqipe në Philadelphia: Jeni shembull

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaloi në Philadelphia ku u takua me përfaqësuesit e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, të cilët janë edhe themeluesit e Shkollës së Gjuhës Shqipe.

Kjo shoqatë është një ndër institucionet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar të Philadelphia-s, e cila për dekada me radhë ka luajtur një rol thelbësor në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mesin e diasporës.

Gjatë takimit, ministri Balla përgëzoi përpjekjet e anëtarëve të shoqatës dhe mësuesve të shkollës për përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të rinj me gjuhën dhe traditat e paraardhësve të tyre.

“Ju jeni ndër të parët që e keni realizuar, keni marrë edhe modelin amerikan. Këtu më thanë se ju jeni të bashkuar dhe ky është një shembull, sepse siç thoshte Skënderbeu, bashkimi bën fuqinë”, u shpreh Balla gjatë takimit, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Ndërsa përfaqësuesi i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Dritan Matraku në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për vizitën e ministrit Balla.

“U deshën 30 vite që një ministër shteti të vinte në shtëpinë tonë. Kjo është shtëpia jonë, është shtëpia juaj, është shtëpia e të gjithëve ne,” tha Matraku.

Shoqata Bijtë e Shqipes dhe Shkolla e Gjuhës Shqipe janë themeluar me synimin për të edukuar fëmijët e diasporës me gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke i ndihmuar ata të ruajnë lidhjen me atdheun dhe të bëhen ambasadorë të vlerave shqiptare në Amerikë.

Në përfundim të vizitës, ministri Balla nënvizoi rëndësinë që ka diaspora për vendin tonë, duke theksuar se bashkëpunimi me komunitetet shqiptare në botë do të vijojë të mbetet prioritet për qeverinë shqiptare.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Vengu me zyrtarë të lartë në SHBA: Të angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje e sigurinë globale

Shqipëria dhe SHBA janë aktualisht duke negociuar për hapjen e një kapitulli tjetër strategjik, i cili lidhet me instrumentet financiare…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia