Begaj në Roskovec: Shoqëri të përbashkëta për të krijuar markën e qytetit për vajin e ullirit dhe punimet artizanale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në bashkinë e Roskovecit


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në bashkinë e Roskovecit, ku u njoh me nismat e ndërmarra nga drejtuesit vendorë, banorët dhe sipërmarrësit privatë.

Kreu i Shtetit u prit nga kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, me të cilën bisedoi për projektet zhvillimore në dobi të komunitetit.

Presidenti Begaj përgëzoi modelin e krijimit të shoqërive të përbashkëta i zgjedhur nga banorët e Roskovecit dhe i aplikuar fillimisht nga fermerët dhe artizanët, ndërsa vizitoi edhe një punishte artizanati ku janë të punësuara gra dhe vajza.

Një grupim i tillë synon krijimin e markave të qytetit duke filluar nga vaji i ullirit, deri te produktet artizanale.

Presidenti i Republikës përshëndeti iniciativën e krijimit të shoqërive të përbashkëta, duke e vlerësuar si projekt ambicioz dhe model për bashkitë e tjera.

Presidenti i Republikës shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për mbështetjen e realizimit të këtij objektivi me bindjen se shumë shpejt ky bashkim do të arrijë të nxjerrë markën e tij të produkteve.

Disa nga këto produkte u ekspozuan këtë të premte në panairin “Festa e Ullirit” në fshatin Kurjan.

Presidenti Begaj vizitoi stendat dhe bisedoi me fermerët e sipërmarrësit pjesëmarrës.

“Roskoveci është një bashki me traditë bujqësore e me kulturë të larmishme, ndaj dhe meriton të mbështetet në iniciativat shumë të mira të ndërmarra deri tani nga bashkia dhe qytetarët”, vlerësoi Presidenti i Republikës.

Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit zhvilloi edhe një bashkëbisedim me disa të rinj, të cilët i përgëzoi për përfshirjen e tyre në veprimtarinë e fushës së të drejtave dhe parandalimin e dhunës.

Presidenti takoi e bisedoi me të moshuar që kanë kontribuar në ndërtimin e shembujve të mirë për të rinjtë e kësaj zone nëpërmjet punës së tyre me përkushtim e ndershmëri.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vizitoi Muzeun Historik të ngritur pak muaj më parë, për të cilin kanë kontribuar dhe banorët në promovimin e traditës dhe vlerave të kësaj zone.

“Një muze i veçantë, me vlera të larta për vendin tonë. Historia, tradita dhe vëmendja me të cilën është trajtuar ky muze është shumë e veçantë. Shpreh falënderimet e mia për secilin që ka kontribuar në këtë muze. Tradita vazhdon!”, shkroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në librin e shënimeve.

Ballanca: Të angazhuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shoqërisë civile

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi temën…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ballanca: Të angazhuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shoqërisë civile

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi temën…