Mbrojtja Civile, Vengu – bashkive: Aplikoni për projekte, paketë edhe për zonat e thella

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, prefekti i Qarkut, Emiljan Jani dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako zhvilluan sot një takim në Durrës, me fokus në përsëritjen e thirrjes ndaj njësive të qeverisjes vendore, për projektin e infrastrukturës parandaluese për Mbrojtjen Civile.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, prefekti i Qarkut, Emiljan Jani dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako zhvilluan sot një takim në Durrës, me fokus në përsëritjen e thirrjes ndaj njësive të qeverisjes vendore, për projektin e infrastrukturës parandaluese për Mbrojtjen Civile.

“Sot kemi shpallur thirrjen për qeverisjen vendore, për sa i përket projektit të infrastrukturës parandaluese për mbrojtjen civile. Një thirrje shumë e rëndësishme për vetë faktin se kemi një mbështetje të konsiderueshme buxhetore nga qeveria shqiptare dhe jemi në bisedime me Ministrinë e Financave, në mënyrë që viti 2025 t’i gjejë të gjitha bashkitë me një projekt domethënës për mbrojtjen civile”, theksoi Vengu.

Ai shtoi se ka patur vështirësi në planifikim, financim dhe në zbatim. “Fundi i vitit na ka gjetur në situata ku bashkitë kanë qenë në vështirësi për të shfrytëzuar fondin, ndaj në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe AKMC-në, ne mendojmë që t’jua lehtësojmë procesin. Ju bëjmë thirrje tani, që të keni projektet në mënyrë që të lëvrojmë fondet dhe viti 2025 ju gjen me të gjitha kushtet për të vepruar”, tha ministri Vengu.

Ministri Vengu, shtoi njëherësh se përgjegjësia bie te pushteti vendor që duhet të ketë reagimin e shpejtë në raste fatkeqësish, ndaj të gjitha strukturat duhen fuqizuar. “Risia këtë vit është se ne jemi të vetëdijshëm për faktin se bashkitë kanë shtrirje të madhe territoriale, mbulojnë zonat urbane, por edhe ato rurale, por te zonat e thella malore dhe pyjore është vështirë të ndërhyhet. Ndaj, do ketë një paketë financiare të dedikuar që të investoni në mjete për të ndërhyrë në këto zona të vështira, për të shuar zjarre apo për të hapur shtigje të reja”, shtoi ministri.

Kreu i AKMC-së, Haki Çako theksoi se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që ka dhënë qeveria shqiptare, për t’i paraprirë në kohë me investime, për zvogëlimin e riskut, por edhe eliminimin e pasojave.

“AKMC është në gatishmëri të plotë për të administruar dokumentacionin nga të gjitha bashkitë, por duam që të jemi më të përgatitur në ato aspekte që sjellin një risk të shtuar”, u shpreh Çako.

Kryebashkiakja Emirjana Sako u shpreh se “Durrësi vitet e fundit është përballur me tërmetin, pandeminë, zjarret gjatë periudhës së verës që janë të përvitshme. Kjo situatë kërkon angazhim shumë të madh nga institucionet e qeverisjes vendore, buxhetim për blerjen e mjeteve zjarrfikëse dhe një mirëmenaxhim të situatave”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ballanca: Të angazhuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shoqërisë civile

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi temën…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ballanca: Të angazhuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shoqërisë civile

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi temën…