Ambasadori i Azerbajxhanit, Amar Huseynov, viziton Universitetin e Shkodrës

Rektori Prof.Dr. Tonin Gjuraj: Mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar me Azerbajxhanin janë të mëdha

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, zhvilloi një vizitë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku u prit nga Rektori Tonin Gjuraj.

Me hapjen e misionit diplomatik të Shqipërisë në Azerbajxhan dhe me heqjen e regjimit të vizave, mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar janë më të mëdha, për shkëmbime studentore e të stafit.

POSTIMI I REKTORIT GJURAJ

Me ambasadorin e Azerbajxhanit në UNISHK, z. Anar Hüseynov, me të cilin nënvizuam se, arsimi, shkenca dhe kërkimi shkencor tejkalojnë kufijtë kombëtarë, duke shprehur gatishmërinë e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për të qenë i hapur për bashkëpunim dhe me universitete jashtë hapësirës evropiane.

Me hapjen e misionit diplomatik të Shqipërisë në Azerbajxhan dhe me heqjen e regjimit të vizave, mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar janë më të mëdha, për shkëmbime studentore e të stafit.

Ambasadori Hüseynov premtoi se, së shpejti, do të ofrojë një prezantim të detajuar në institucionin tonë, të universiteteve të Azerbajxhanit, për të eksploruar mundësi marrëveshjeje me UNISHK, si universiteti i vetëm në veriun e Shqipërisë.

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia