Rama nga SHBA: PS, kandidatë për deputetë edhe shqiptarë që jetojnë në emigracion

Kryeministri: Përfshirja e emigrantëve në politikën aktive në Shqipëri tashmë është e mundur


Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Nju Jork, deklaroi se përfshirja e emigrantëve në politikën aktive në Shqipëri tashmë është e mundur.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari, në lidhje me përfshirjen e emigrantëve në politikë, Rama theksoi se nëpërmjet platformës “Deputetët që duam” ata që duan të kandidojnë për deputet dhe jetojnë në Amerikë mund të aplikojnë.

“Pa mbështetjen e emigrantëve Shqipëria do të kishte hyrë në situata shumë më të rënda se ato që hyri me krizat tragjike të së shkuarës ku ajo e ’97-ës ishte më e llahtarshmja. Ishin emigrantët që na mbajtën në këmbë me familje. Është një mund i madh që emigrantët kanë dhëne për Shqipërinë”, u shpreh Rama.

“Tani për sa i përket përfshirjes së emigrantëve, apo të atyre që janë sot banorë në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë, drejtpërdrejtë në politikë dhe përfaqësimi i tyre në parlament, ne kemi hapur një platformë dhe i kemi ftuar të gjithë ata që duan të kandidojnë për deputet të përfshihen, dhe ne do të zgjedhim edhe mes atyre që kanë shprehur interesin, edhe nga Amerika”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetar i PS-së, tha se në listën e deputetëve të PS do të ketë edhe shqiptarë që jetojnë në emigracion.

“I dhashë dorën një vajze që e kam takuar në një nga ato takime, kishte ardhur posaçërisht nga SHBA dhe është një nga kandidatët që kanë shprehur interes. Të jeni të sigurt se në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme do të gjeni në të gjitha qarqet edhe shqiptarë që janë sot në emigracion. Ju takon ju t’i jepni mbështetjen me votë dhe ata të jenë në parlament”, u shpreh Rama.

(ATSH)

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"