Mesazhi i Ramës për shqiptarët në SHBA: Vota juaj, garanci për ta shtyrë Shqipërinë në kilometrin e fundit drejt BE

Kreu i qeverisë thekson se shqiptarët e diasporës duhet të bëhen garantë që vendi ynë të mos kthehet më pas.


Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e të dielës, ndau në rrjetet sociale një fragment të fjalës së tij me shqiptarët në New York.

“Me këtë mesazh nga takimi i djeshëm në New York, përcjellë dhe falenderimet më të ndjera të gjithë pjesëmarrësve në takim për mikpritjen e tyre vëllazërore”,- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në mesazhin e ndarë, Rama thekson se progresi i bërë nga Shqipëria drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropianë është ende në rrezik, prandaj ai u kërkoi shqiptarëve nga SHBA të bashkohen dhe të kontribuojnë përmes votës së tyre, për ta shtyrë vendin tonë përpara edhe në kilometrin e fundit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimit Evropianë.

“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë anëtare të Bashkimit Europian.”, -u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, shtoi se shqiptarët e diasporës duhet të bëhen garantë që vendi ynë të mos kthehet më pas.

“Një nga arsyet e suksesit tuaj, mesa kam kuptuar, është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur përpara ka ndihmuar ata që kanë ardhur më mbrapa dhe prandaj Diaspora sot, prandaj shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur ata shqiptarë këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur dhe duhet të bëhen garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duhet të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa.

E prandaj kam ardhur këtu për t’iu kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim sëbashku këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030 duke e bërë përfundimisht të pakthyeshme rrugën drejt Europës dhe duke bërë për vendin tonë, për shtetin tonë, për flamurin tonë atë që çdo shqiptar si ju në Amerikë apo Europë ka bërë për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e fëmijëve të vet duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë ku sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit në Europë.”,- nënvizon Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…