Vijon diskutimi i hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030

Pensionet, drejt Shqipërisë 2030” është diskutimi publik i radhës i nisur nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama me fokus rëndësinë e luftës kundër informalitetit të pagave, si armiku kryesor i pensioneve.


Diskutimi publik mbi çështjen e pensioneve ka vijuar në të gjitha qarqet e vendit, ku janë organizuar takime informuese me kategorinë e pensionistëve.

Ministra të kabinetit qeveritar, të cilët janë njëkohësisht drejtues të PS-së në qarqe, kryetarët e bashkive dhe deputetët e PS-së, kanë zhvilluar takime të përditshme me pensionistët për t’i informuar ata mbi sfidën e realizimit të rritjes së pensioneve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga këto takime, ndërsa theksoi se qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, në diskutimin e hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030.

“Vijon diskutimi i hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Pensionet si detyrim, sfidë dhe front të përbashkët shoqëror”, u shpreh Rama.

“Pensionet, drejt Shqipërisë 2030” është diskutimi publik i radhës i nisur nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama me fokus rëndësinë e luftës kundër informalitetit të pagave, si armiku kryesor i pensioneve.

Lexo më shumë nga

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Borxhi publik në 2025 parashikohet të zbresë nën 56% të PBB

Për vitin 2025, buxheti do të zbatohet në përputhje të plotë me objektivat kryesore të politikës fiskale, duke synuar të…