Uashington, Malaj: Vijojmë anxhendën e përbashkët me FMN-në, për politkat e zhvillimit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë vizitës në Uashington zhvilloi një takim me drejtorin e ardhshëm Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) Riccardo Ercoli.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë vizitës në Uashington zhvilloi një takim me drejtorin e ardhshëm Ekzekutiv për Shqipërinë në Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) Riccardo Ercoli.
Në takim u bisedua për vijimin anxhendave të përbashkëta me FMN-në, që mbështesin zhvillimin e ekonomisë.
“Mirëpresim nisjen e bashkëpunimit në Tiranë dhe vijimin e anxhendave tona të përbashkëta, në dobi të zbatimit të politikave efikase për zhvillimin e vendit”, theksoi Malaj në një postim në rrjetet sociale.
Ministri i Financave Petrit Malaj mori pjesë dy ditë më parë në ministerialin e organizuar nga Banka Botërore për rritjen e efektivitetit të projekteve të zhvillimit, që u zhvillua në kuadër të mbledhjeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington, SHBA.
(ATSH)