Ibrahimaj: Ekspertizë ndërkombëtare për zhvillimin e sipërmarrjeve drejt standardeve të BE-së

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe e Biznesit, Delina Ibrahimaj takim me presidentin e Eurochambres (Shoqatës së Dhomave Europiane të Tregtisë dhe Industrisë) Vladimír Dlouhý, si dhe CEO-n e saj, Ben Butters.


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe e Biznesit, Delina Ibrahimaj vuri theksin në rëndësinë e ekspertizës ndërkombëtare në zhvillimin e sipërmarrjes shqiptare drejt standardeve europiane.

E pranishme në takimin që u zhvillua në Shtëpinë e Biznesit, në Tiranë me presidentin e Eurochambres (Shoqatës së Dhomave Europiane të Tregtisë dhe Industrisë) Vladimír Dlouhý, si dhe CEO-n e saj, Ben Butters, Ibrahimaj, nënvizoi faktin që me hapat që po ndërmerr qeveria, Shqipëria është më pranë perspektivës europiane.

“Në një kohë kur Shqipëria është më pranë perspektivës europiane, ekspertiza e tyre e çmuar do të kontribuojë në zhvillimin e sipërmarrjes shqiptare duke e përgatitur për standardet e BE-së”, tha ajo.

Eurochambres përfaqëson rreth 20 milionë biznese përmes 1700 dhomave rajonale dhe lokale në Europë, ku 93% e anëtarëve janë SME, që punësojnë mbi 120 milionë njerëz.

Në takimin me përfaqësuesit e lartë ndërkombëtar merrnin pjesë edhe Eduard Shalsi kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe Ines Muçostepa kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë.

(ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!