BE mbështetje Komisionit të Dezinformimit me ekspertë europianë, Gonzato: Përmirësim i kuadrit ligjor

Komisioni i posaçëm kundër dezinformimit do të mbështetet nga Bashkimi Europian me një grup ekspertësh nga vendet e anëtare të BE-së.


Komisioni i posaçëm kundër dezinformimit do të mbështetet nga Bashkimi Europian, me një grup ekspertësh nga vendet e anëtare të BE-së.

Për këtë qëllim, BE-ja po zhvillon trajnime ku ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato theksoi se puna e komisionit të posaçëm nuk duhet të cenojë lirinë e medias në vend.

“Të gjitha nismat për t’u përballur me manipulimin e informacionit, si dhe sigurimin e lirisë së medias, nuk mund të jenë njëra në kurriz të tjetrës. Lufta kundër ndërhyrjes së huaj apo dezinformimit nuk ka të bëjë thjesht me rregullimin e medias në internet apo, më keq, me moderimin e përmbajtjes, por kërkon një qasje më të gjerë, që duhet të përfshijë përmirësimin e kuadrit ligjor për ndërhyrjen në proceset demokratike. Sa i takon transparencës dhe qasjes së gjerë, duhet të vazhdojnë konsultimet me shoqërinë civile, që është shumë e rëndësishme”, theksoi Gonzato.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Kryetari i komisionit të dezinformimit, Erion Braçe, tha se “puna e këtij komisioni ka nxjerrë në pah mungesën e kuadrit ligjor që vendi ynë ka në raport me dezinformimin, si dhe formalizimin e mediave online”.

“Jemi të papërgatitur në aspektin ligjor dhe të infrastrukturës për të adresuar dezinformimin dhe, kryesisht, sulmet kibernetike”, u shpreh Braçe.

Braçe vuri në dukje se “liria e shprehjes dhe informimit janë jetike për një demokraci, sidomos në sektorin e posaçëm të medias, ku liria e shprehjes është themelore, ndërsa informalet nuk ndodhen në asnjë regjistër të shtetit shqiptar”.

Drejtoresha ekzekutive e SCiDEV dhe përfaqësuese e SafeJournalists Network në Shqipëri, Blerjana Bino, tha se “aktualisht, shqetësimet tona përfshijnë mungesën e një përfshirjeje më të gjerë në seancat dëgjimore, vonesa në angazhimin dhe konsultimin me ekspertët, shoqërinë civile dhe median, si dhe vonesat në publikimin e vendimeve. Gjithashtu, kërkojmë përmirësim të koordinimit mes komisioneve parlamentare dhe përfshirje të opozitës për të siguruar një proces të gjithanshëm dhe transparent”.

(ATSH)

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.