Tarquinio: Mbështetje Shqipërisë për t’u bërë vend anëtar i BE-së

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio: Reformat në parlamentin shqiptar kanë filluar të mishërojnë shpresën për t’u bërë vend anëtar i BE.


Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio deklaroi sot se, reformat në parlamentin shqiptar kanë filluar të mishërojnë shpresën për t’u bërë vend anëtar i BE.

Në fjalën e tij përshëndetëse në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, i cili u mbajt në Tiranë, Tarquinio u shpreh se, ky takim është me rëndësi historike.

“Ky delegacion i Parlamentit Evropian dhe ky Komitet i Përbashkët këtu po ndodh në një moment kur disa ngjarje të rëndësisë së madhe kanë ndodhur dhe po ndodhin, të një natyre historike, sepse ne po e bëjmë këtë takim këtu sot mes partive të ndryshme dhe sigurisht e gjithë kjo do të luajë një rol për sa i përket të ardhmes së Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Ne e gjejmë veten në një situatë të pazakontë në të vërtetë dhe ne kemi situata, të cilat po ndodhin tani dhe do të kenë ndikime në të ardhmen. Themeluesit e BE, deri në njëfarë mase ishin të vetëdijshëm për disa ngjarje dhe probleme që mund të ndodhnin në të ardhmen dhe çështjet me të cilat mund të përballeshin. Tani ne e gjejmë veten në një fazë kritike dhe kemi përpara rreziqe dhe sfida dhe kjo varet shumë nga mënyra sesi sillemi ne, sesi reagojmë ne, me qëllim që të përmirësojmë situatën shumë të vështirë dhe sfidat shumë të vështira që kemi tani”, u shpreh Tarquinio.

Ai theksoi se, “shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri, por ndërkohë kemi edhe zhvillime interesante të ndryshme në këtë vend tani dhe ne duam të jemi në anën tuaj. Ne duam t’ju mbështesim në përpjekjet tuaja gjithashtu”.

“Reformat në parlamentin shqiptar kanë filluar tashmë të mishërojnë shpresat e ndryshme që ka Parlamenti Evropian dhe sigurisht edhe shpresën për t’u bërë vend anëtar i BE”, nënvizoi Tarquinio.

“Ju bashkë me qytetarët tuaj keni dëshirën e madhe për t’u bërë anëtarë të BE dhe të jeni pjesë e Evropës dhe shpresa është që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sigurisht problemet e ndryshme që do të diskutojmë do të fokusohen pikërisht tek kjo temë e veçantë”, tha ai.

“Ky është një vend, i cili në fakt ka kultura dhe fe të ndryshme. Për shembull, këtu në Tiranë ka ardhur Papa i kishës katolike për të thënë edhe një herë që këtu në këtë vend bashkohen dhe bashkekzistojnë kultura të ndryshme. Dhe vërtetë, rruga drejt të ardhmes është rruga drejt Evropës dhe sigurisht që ne duhet të punojmë tani me vendosmëri, duhet të punojmë së bashku për ta arritur atë objektiv”, u shpreh Tarquinio.

“Tani ajo që duhet të ndërtojmë është një sistem model në këtë trajektore drejt Evropës. Është shumë e komplikuar, nuk ka zgjidhje të lehta sigurisht, por ne duhet të kuptojmë që duke qenë të ulur së bashku diskutojmë si miq, këtu apo në Bruksel, në kryeqytetin e BE me 27 vende anëtare.”

Sigurisht, shtoi ai, “ne mendojmë dhe shpresojmë ashtu siç aspiratat tuaja shprehen nëpërmjet vendosjes pranë flamurit tuaj me shqiponjën me dy krerë, pra krahas vendosjes së flamurit të BE, ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt BE”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ambasada turke në Tiranë, pritje për Ditën e Republikës së Türkiyes

Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ambasada turke në Tiranë, pritje për Ditën e Republikës së Türkiyes

Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.