Kasnyk: Të angazhuar ta çojmë para procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Martina Kasnyik, ambasadore e Hungarisë në Shqipëri, vend i cili mban presidencën e Bashkimit Europian, tha se vendi i saj është i angazhuar që ta çojnë para procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.


Martina Kasnyik, ambasadore e Hungarisë në Shqipëri, vend i cili mban presidencën e Bashkimit Europian, tha se vendi i saj është i angazhuar që ta çojnë para procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, që po mbahet sot në Tiranë, diplomatja hungaraze tha se mirëpret një angazhim konstruktiv të Shqipërisë për t’u bërë një partner i rëndësishëm për BE-në.

“Në emër të presidencës së BE-së është nderi im që t’ju drejtohem sot, dua të shpreh vlerësimin tonë për angazhimin tuaj dhe aktivitetin e frytshëm. Realitete e reja gjeopolitike kanë nënvizuar rëndësinë e madhe të zgjerimit të BE-së. Ju keni mundësi që të realizohet gjithçka nëpërmjet dinamizmit të ri.

Vendet anëtare duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me procesin e aderimit me ndihmën e BE-së. BE duhet të nënvizojë rëndësinë e reformave të brendshme për të siguruar që politikat tonë janë të përshtatshme për të ardhmen. Jemi të angazhuar ta çojmë para procesin e anëtarësimit të të gjithë partnerëve, përfshirë edhe Shqipërinë. Dua t’ju rikujtoj angazhimin pa ekuivok të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për Shqipërinë, duke pasur parasysh përmbushjen e kritereve të BE-së”, tha Kasnyik.

(ATSH)

Ambasada turke në Tiranë, pritje për Ditën e Republikës së Türkiyes

Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ambasada turke në Tiranë, pritje për Ditën e Republikës së Türkiyes

Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.