Pirdeni: Vazhdojmë reformat për anëtarësimin në BE

Takimi i 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri,


Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, shprehu angazhimin e qeverisë për të bashkëpunuar me Komisionin Europian drejt përmbushjes së kritereve të anëtarësimit në vendit në BE deri në 2030, si një objektiv madhor për Shqipërinë.

E pranishme sot në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ajo tha se, Shqipëria tashmë e gatshme për të arritur objektivat dhe se hapja e grup-kapitujve të parë vetëm pak ditë më parë shënoi një moment të rëndësishëm.

Kjo, vijoi Pirdeni, është dëshmi e të gjitha përpjekjeve që po bën vendi ynë për reformat e arritura dhe shërben si synim për të ecur përpara nën mbikëqyrjen e BE-së.

“Shqipëria mban me krenari të gjithë peshën si një nxitëse për integrimin në rajon”, theksoi ajo.

Ministrja shprehu angazhimin se, qeveria do të vazhdojë të punojmë për hapjen e negociatave në grup-kapitujt e tjerë dhe kjo, siç tha ajo, “do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me BE”.

“Do të shkojmë përtej hamendësimit duke bërë hapa që rrisin besimin në institucionet tona dhe për ta bërë vendin tonë shembull të zbatimit të ligjit”, deklaroi Pirdeni.

(ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…