Buxheti faktik i 2023-shit: Malaj: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve me 3.94%

Politika fiskale e kujdesshme në drejtim të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore siguroi uljen e stokut të borxhit publik


Komisioni për Ekonominë dhe Financat, shqyrtoi sot në cilësinë e komisionit përgjegjës, projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”, ku një pjesë të rëndësishme zuri ecuria e ekonomisë dhe e borxhit publik.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha se, “buxheti i vitit 2023 synoj vijimin e konsolidimit të rimëkëmbjes ekonomike të vendit pas përballjes me tre goditjet të mëdha që ishin tërmeti, pandemia dhe ndikimi i krizës që solli sfida për inflacionin e lartë dhe koston e financimit”.

Sipas tij, politika fiskale e kujdesshme në drejtim të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore siguroi uljen e stokut të borxhit publik që vijoi edhe në periudhën afatmesme.

Malaj tha se, “ekonomia ka treguar elasticitet përballë goditjeve dhe aktiviteti ekonomik ka vijuar me rritje pozitive dhe të qëndrueshme, paralelisht me rritjen e pagave dhe të punësimit. Ndërsa treguesit e stabilitetit makroekonomik të vendit kanë rezultuar me vijueshmëri pozitive”.

“Rritja ekonomike për vitin 2023 tejkaloi pritshmëritë fillestare, duke arritur në nivelin 3.94% në bazë vjetore. Sipas vlerësimeve të fundit, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real u rrit me 2.5% në tremujorin e parë, e ndjekur nga një rritje më e fortë prej 4.3% në tremujorin e dytë dhe një rritje prej 4.5% dhe 4.2% në tremujorin e tretë dhe të katërt, krahasuar me tremujorët përkatës të vitit 2022. Kjo rritje u mbështet nga rritja e konsumit dhe investimeve, të cilat u rritën në terma realë përkatësisht me 3.2% dhe 1.0% krahasuar me vitin 2022″, tha ministri, teksa vuri në dukje se, në vitin 2023, eksportet totale u rritën me rreth 9.5% dhe importet totale me rreth 0.2%.”

Malaj theksoi se, treguesi i borxhit shënoi nivelin 57.5% të PBB dhe treguesi i deficitit shënoi nivelin 1.3%.

Gjithashtu, vijoi ai, tregu i punës ka vazhduar të përmirësohet ndjeshëm gjatë vitit 2023.

“Punësimi u rrit mesatarisht me 1.6% në vit, mbështetur kryesisht nga punësimi më i lartë në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë vazhdoi trendin rënës të viteve të fundit dhe është ulur deri në 10.7% në tremujorin e katërt të 2023, nga 11.0% në fund të vitit të kaluar (për moshën 15 vjeç e lart). Gjithashtu, edhe paga mesatare ka shënuar rritje me 13.7% në krahasim me një vit më parë, duke rezultuar në 75,025 lekë në fund të vitit 2023”, theksoi Malaj.

Sipas tij, është me rëndësi dhe në favor të zhvillimeve dhe perspektivës së ekonomisë fakti që inflacioni në vendin tonë ka qenë ndjeshëm më i ulët sesa në vendet e rajonit, si dhe me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian, me një normë mesatare prej 4.8%, nga 6.7% që rezultoi në 2022.

Malaj tha se, “trendi rënës i inflacionit gjatë vitit 2023 u diktua nga dobësimi i presioneve të huaja inflacioniste, nga forcimi i monedhës vendase në tregun valutor, si dhe nga impakti i politikës monetare”.

Ai vuri në dukje se, huamarrja në terma bruto u realizua në vlerën 466 miliardë lekë, nga të cilat 80.3% (ose 374.1 miliardë lekë) u financuan nëpërmjet burimeve të brendshme dhe 19.7% (ose 91.9 miliardë lekë) nëpërmjet burimeve të huaja që mbështetën nxitjen e investimeve dhe të ekonomisë në përgjithësi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ambasada turke në Tiranë, pritje për Ditën e Republikës së Türkiyes

Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ambasada turke në Tiranë, pritje për Ditën e Republikës së Türkiyes

Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.