Gonxhja: Tjetër indeksim pensionesh në prill, bonusi i fundvitit substancial

Kostoja e politikave të qeverisë në fushën e pensioneve për vitin 2025, llogariten 770 milionë euro në buxhet


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se do të ketë një tjetër indeksim për pensionistët prillin e vitit që vjen, si dhe se bonusi i këtij viti do të jetë më i lartë se vitet e shkuara.

Në takimin me pensionistët e qarkut të Durrësit, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, ministri Gonxhja tha se kostoja e politikave të qeverisë në fushën e pensioneve për vitin 2025, llogariten 770 milionë euro në buxhet.

Ai e quajti një ndër sfidat më madhore rritjen e pensioneve, në kushtet kur, vuri në dukje Gonxhja, ka ardhur koha e trajtimit të të gjitha pasojave të tranzicionit të më shumë se 3 dekadave.

“Sfida duhet të trajtojë të gjitha pasojat nga keqqeverisja e viteve të tranzicionit, atë që kanë sjellë politikat dritëshkurtëra të shumë viteve para se PS të marrë drejtimin në 2013. Megjithëse duket si një retorike, duhet të punojmë sot për të metabolizuar një nga situatat më të vështira. Ka pasur një hedhje masive njerëzish në rrugë, mbyllje aktivitetesh të shumë ndërmarrjeve, kooperativave, emigracion të egër, papunësi të lartë. Të gjitha këto fenomene të tranzicionit të vështirë, ishim në prag lufte civile, piramidat, situata të rënda ekonomike, japin efektet sot. Këto ishin ndikuese direkte në ato vite edhe për politikat e qeverisë së atyre viteve që ndërtuan një skemë-kafaz të pensioneve, duke u vënë tavan deri në 24 mijë lekë, pavarësisht sa kishte kontribuar secili person”, tha ministri.

Sipas tij, këto “kurthe” bënë që qytetarët të merrnin pensione të ulëta.

Ministri foli dhe për reformën në fushën e pensioneve të 2014-ës, përmes së cilës, tha ai, u bë rritje e ndjeshme e pensioneve, mesatarisht 19 mijë lekë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Drejtuesi gjerman i Bankës KfW, Stephan Opitz: Konviktet e reja në Tiranë, me kushte më të larta se ato në Berlin

Bashkia e Tiranës ka transformuar një pjesë të madhe të konvikteve në Qytetin Studenti. Sot u përuruan 5 godina.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Drejtuesi gjerman i Bankës KfW, Stephan Opitz: Konviktet e reja në Tiranë, me kushte më të larta se ato në Berlin

Bashkia e Tiranës ka transformuar një pjesë të madhe të konvikteve në Qytetin Studenti. Sot u përuruan 5 godina.