Rritje e ekonomisë përtej projeksionit, Rama: Bonus të dytë për pensionistët

Plani i qeverisë për rritjen e pensioneve ka në fokus luftën ndaj informalitetit në deklarimin e pagave


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po punon për ndërtimin e një skeme të tillë që të përfshijë edhe pensionistët te çdo përqindje rritjeje të ekonomisë, përtej projeksionit të qeverisë.

Në kuadër të turit të takimeve me pensionistët, këtë herë në Durrës, Rama deklaroi sot se një ndër skemat është edhe ndarja e një bonusi të dytë, përveç atij të fundvitit.

Për bonusin e fundvitit, Rama theksoi se do të jetë më i lartë dhe jo “një gjel” sa jepte qeveria e djathtë.

“Çdo qindarkë që shtohet është sakrificë, nuk ka një thes këtu apo një shpellë diku me flori që është e mbyllur e ta hapim, e ta derdhim. Sepse çdo pension që rritet, rritet përgjithmonë, kostoja është e përhershme në buxhet. Nga indeksimi prej 4.1% kostoja e shtuan në buxhet llogaritet 100 milionë lekë, që do të paguhet çdo vit”, tha Rama.

Sipas tij, sot nuk mjafton as bonusi 50 euro i shpërndarë çdo fundvit për secilin pensionist.

“Në fund të vitit ju keni marrë çdo vit bonusin. Ju kujtohet një “i gjelit” që është duke kënduar si “gjysmagjel”? Ju jepte “gjysmagjel”. Ne e bëmë bonus 50 euro për secilin nga pensionistët. Kjo nuk mjafton më, është e qartë për ne. Nuk mund t’u themi se do të merrni 50 euro bonus. Do të rrisim bonusin e fundvitit dhe do të jepet çdo vit”, tha ai.

Kryeministri shpjegoi se nuk mund të paguhen pensionet nga taksat, pasi rregullat përcaktojnë që taksat të përdoren për investime dhe shërbime.

“Sigurimet shoqërore janë të pensionistëve, taksat janë për të bërë investime dhe shërbime ndaj qytetarëve, shkolla, spitale, rrugë, shërbimet e shtetit, për të mbajtur në këmbë trupat që shërbejnë për të gjithë“, u shpreh Rama.

Por, vuri në dukje ai, kur ndodh që kontributet shoqërore janë më pak sesa duhet, atëherë i marrim nga taksat.

“Ia marrim të ardhmes për të garantuar të tashmen e pensionistëve. 500 milionë lekë është çdo vit gropa që duhet të mbushim për pensionet nga mospagimi i detyrimeve të sigurimeve shoqërore”, deklaroi Rama.

Më tej, Rama tha se plani i qeverisë për rritjen e pensioneve ka në fokus luftën ndaj informalitetit në deklarimin e pagave. Përveç kësaj, theksoi ai, qeveria do të shtojë edhe pjesën e saj nga buxheti.

“Ka akoma shumë rezerva aty, edhe pse kemi bërë shumë punë. Ne mendomë se kjo e detyrimeve që burojnë nga ligji për sigurimet shoqërore për pensionet është si fatura e energjisë dikur që duhet paguar. Çdo biznes që shmang deklarimin real të pagës për të mos paguar sigurime shoqërore dhe shëndetësore, ose për t’i paguar në shumën minimale vjedh një pensionist. Ato mblidhen sot dhe kalojnë te pensioni nesër”, tha kryeministri Rama.

Ai tha se sot, paga reale në Shqipëri është shumë më e lartë se ajo që deklarohet.

“Sot punëmarrësit kryejnë pagesën e pagave në dy forma, një pjesë përmes bankave dhe një pjesë në dorë. Ky që i merr bën dy gabime: merr pjesë në vjedhjen e një pensionisti, e dyta, godet veten, sepse kur del në pension i del pensioni i vogël”, u shpreh ai.

Kryeministri po ashtu i drejtoi apel edhe biznesit të vogël të deklarojë pagat reale dhe të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

“Nuk ka asnjë vend në Ballkan apo më gjerë, në Europë, që biznesi i vogël të ketë zero taksë. Asnjë lek nuk i merr shteti biznesit të vogël për fitimin apo për TVSH-në. I kërkojmë të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Të mos paguash për pensionin tënd nesër është e paimagjinueshme”, tha ai.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Drejtuesi gjerman i Bankës KfW, Stephan Opitz: Konviktet e reja në Tiranë, me kushte më të larta se ato në Berlin

Bashkia e Tiranës ka transformuar një pjesë të madhe të konvikteve në Qytetin Studenti. Sot u përuruan 5 godina.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Drejtuesi gjerman i Bankës KfW, Stephan Opitz: Konviktet e reja në Tiranë, me kushte më të larta se ato në Berlin

Bashkia e Tiranës ka transformuar një pjesë të madhe të konvikteve në Qytetin Studenti. Sot u përuruan 5 godina.