Progresraporti i BE, Manja takon homologun malazez: Nisim takime në nivel teknik për Kapitullin 23

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Bojan Božović.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Bojan Božović, i cili ka marrë detyrën e re në drejtimin e kësaj ministrie.

Në një postim në rrjetet sociale, Manja thekson se gjatë takimit u ra dakord për zhvillimin e takimeve periodike në nivel teknik për Kapitullin 23, duke u alternuar mes Tiranës dhe Podgoricës. “Ky bashkëpunim i ngushtë është sinjal i qartë për BE-në se Shqipëria dhe Mali i Zi janë të angazhuar seriozisht për t’iu bashkuar familjes evropiane. Për një Ballkan më të fortë dhe evropian për qytetarët tanë”, shkruan Manja.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mori pjesë në Konferencën Ministeriale të Drejtësisë BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua në Mal të Zi. Konferenca u fokusua në drejtësinë digjitale, integrimin e Inteligjencës Artificiale dhe bashkëpunimin ndërkufitar në fushën penale. Ky event, i organizuar nga presidenca hungareze dhe i mikpritur nga ministri i Drejtësisë të Malit të Zi, bashkoi ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ministri ka theksuar faktin se drejtësia digjitale dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale janë hapa të rëndësishëm në modernizimin e sistemit të drejtësisë, duke siguruar një akses më të lehtë dhe më efikas për qytetarët.

(ATSH(

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.