“Udhëtim në Perëndorinë Otomane”

Sfilatë mode nga Mirela Nurçe në kuadër të 101-vjetorit të Republikës së Turqisë. I pranishëm ambasadori Tayyar Kagan Atay


Nga Dash Frashëri

Në kuadër të 101-vjetorit të Ditës së Republikës së Turqisë u zhvillua në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) sfilata e modës “Udhëtim në Perëndorinë Otomane” (Ottoman Empire Collection) e stilistes së mirënjohur shqiptare, Mirela Nurçe, si një ekspozitë lëvizëse në formën e “fashion show”.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, i pranishëm në këtë show përgëzoi stilisten e njohur, Mirela Nurçe.

***

Sfilatën e hapi drejtoresha artistike e COD, gazetarja Jetona Koçibelli.

“Frymëzimin për këto veshje, Mirela i ka marrë kur ka vizituar për herë të parë Stambollin në fillim të viteve 1990 dhe ka mbetur e magjepsur”, tha drejtorja Koçibelli.

Gjithashtu fotografi me famë ndërkombëtare, Fadil Berisha, në fjalën e tij, vlerësoi stilimet e veshjes nga ana e Mirela Nurçes.

“Mirela është një artiste e vërtetë. Është një talent shumë i madh. Ajo po sjell sot disa nga punimet më të bukura të saj”, tha fotografi Berisha, i cili falenderoi edhe ambasasdorin turk, Atay, për praninë e tij.

***

Veshjet e stiluara nga stilistja Nurçe, pasqyrojnë historinë dhe trashëgiminë e vlerave kulturore otomane, të sjell me hijeshi në pasarelë nga 25 modelet e “Grace Models Albania Company”, duke ofruar një “fashion show” special, që u duatrokit fort nga të pranishmit.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

,
Në përfundim edhe një sfilim së bashku i të gjitha vajzave.

 

Veliaj: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze

Kryebashkiaku takim me pensionistë të Njësisë 1: Nga 1 janari 2025 bashkia do të japë abonenë falas për pensionistët

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Veliaj: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze

Kryebashkiaku takim me pensionistë të Njësisë 1: Nga 1 janari 2025 bashkia do të japë abonenë falas për pensionistët