Begaj-Haxhiu: Thellimi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë për stabilitet dhe integrim Euroatlantik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Presidenti Begaj përshëndeti nismat dhe reformat e reja të ndërmarra nga qeveria e Kosovës, veçanërisht në fushën e drejtësisë si dhe përkushtimin për përputhshmërinë me politikat Euroatlantike.

“Është një proces i gjatë dhe aspak i lehtë, – u shpreh Presidenti i Republikës, duke theksuar se kryerja e reformave në interes të qytetarëve përmbush ëndrrën tonë si komb, atë të integrimit në Bashkimin Evropian”.

Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes institucioneve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Presidenti Begaj shprehu rëndësinë e avancimit të këtij bashkëpunimi në projektet strategjike të Portit të Durrësit, Portit të Thatë të Prishtinës dhe lidhjen e tyre me hekurudhën Durrës- Prishtinë që do të na ndërlidhin më shumë.

Kreu i Shtetit nënvizoi se bashkëpunimi mes shqiptarëve ka një rol unik për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën Euroatlantike të dy vendeve dhe gjithë rajonit si qëllim strategjik.

Presidenti i Shqipërisë rikonfirmoi angazhimin për rritjen e numrit të njohjeve të reja dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë, teksa shtoi se është i rëndësishëm hartimi i strategjive të përbashkëta për të prezantuar reformat e ndërmarra dhe progresin e synuar.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aty për Kosovën”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili theksoi se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, pavarësisht çdo tentative dashakeqe që është e destinuar të dështojë.

(ATSH)

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.