Rama: Raporti i Progresit 2024 konfirmon vazhdimin e rritjes ekonomike

Kryeministri: Raporti vlerëson performancën e përmirësuar dukshëm fiskale të vendit


Kryeministri Edi Rama tha sot se “Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë e konfirmon në tërësinë e vet edhe këtë vit vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e mëtejshme të Shqipërisë për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parimeve dhe të kushteve që garanton Bashkimi Europian në çdo vend anëtar të tij”.

“Rritja ekonomike ka qenë një rritje e fortë, thotë raporti, siç është e vërteta dhe po ashtu mbështetja e kësaj rritje në rritjen e turizmit dhe në investimet në rritje, është një fakt”, theksoi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadorin Gonzato.

Nga ana tjetër, vijoi Rama, raporti vlerëson performancën e përmirësuar dukshëm fiskale të vendit, rënien e deficitit dhe uljen e mëtejshme të borxhit publik dhe nënvizon që sektori financiar i vendit është i qëndrueshëm.

Më tej Rama tha se “ka një pikë, që unë e vlerësova ta ndaj veç në këtë paraqitje shumë të përmbledhur, është progresi i mirë dhe afrimi më shumë drejt kritereve për anëtarësim në BE në fushën e energjisë, që është një fushë kritike me një karakter strategjik gjithnjë e më të theksuar edhe për vetë kushtet e sotme globale dhe të Europës, përafrimin me tregun e energjisë dhe standardet e BE dhe në fushën e certifikimit të operatorëve përkatës”.

“Vazhdimi i punës dhe rritja e investimeve në energji, por edhe mbështetja ndaj qytetarëve dhe biznesit si dhe ambicia për t’u bërë një vend eksportues neto i energjisë brenda kësaj dekade dhe pjesë e tregut europian të energjisë, janë elementë shumë të rëndësishëm që pasqyrojnë ekzaktësisht transformim epokal që kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë në sektorin e energjisë”, tha Rama.

Sa i përket digjitalizimit, Rama tha se “Shqipëria është një lider në digjitalizim dhe gjithë procesi i transformimit të shërbimeve publike është një proces që na ka vendosur në një bazë shumë të mirë për të bërë zhvillime të mëtejshme”.

Lexo më shumë nga

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.