Gonzato: BE mbështet Shqipërinë në çeljen e të gjithë kapitujve brenda vitit 2025

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i dorëzoi sot kryeministrit Edi Rama Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë.


Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i dorëzoi sot në Tiranë kryeministrit Edi Rama Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë.

Gonzato duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve tha se BE mbështet planin e Shqipërisë për të mbyllur të gjithë kapitujt e anëtarësimit brenda vitit 2027, duke shtuar se është diçka ambicioze.

“Komunikata që u miratua dje shpreh mbështetjen dhe gatishmërinë e Komisionit për të shoqëruar qeverinë shqiptare për të çelur të gjithë kapitujt në 2025. Është shumë ambicioze, por edhe Shqipëria është ambicioze”, u shpreh Gonzato.

“Kjo është treguar nga proceset e skanimit nga ana e BE-së, kjo është një ofertë nga ana jonë për gatishmëri dhe mbështetje, por kërkon edhe përpjekje të konsiderueshme dhe vullnet politik nga ana e Shqipërisë, por edhe gatishmërinë e shteteve anëtare për çeljen e kapitujve. Nëse shtetet anëtare janë të bindura se Shqipëria vërtet ka bërë progres dhe ka përmbushur piketat e anëtarësimit që janë të nevojshme për të kaluar në këtë fazë, jam besimplotë që mund të bëjmë progres në këtë drejtim. Jam besimplotë që mund të bëjmë progres në këtë proces, sepse kjo jep fokus dhe ofron stimul duke dhënë edhe pronësi mbi procesin që i takon Shqipërisë”, tha ambasadori i BE në vendin tonë.

“ExLibris”, Ben Blushi dhe Maringlen Kasmi fitojnë çmimin “Sami Frashëri”

Çmimi do të jetë i përvitshëm nga Bashkia Belsh. Do shpallet çdo 1 qershor, në ditëlindjen e Sami Frashërit.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ExLibris”, Ben Blushi dhe Maringlen Kasmi fitojnë çmimin “Sami Frashëri”

Çmimi do të jetë i përvitshëm nga Bashkia Belsh. Do shpallet çdo 1 qershor, në ditëlindjen e Sami Frashërit.