Rama: KE, vlerësim të lartë për zbatimin e reformës në drejtësi

Kryeministri: Komisioni Europian përmes këtij raporti vlerëson punën e SPAK


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përtej të gjitha polemikave të brendshme Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin Gonzato, Rama tha se “në raport theksohet se kjo reformë ka çuar në përmirësime të ndjeshme në funksionimin e drejtësisë në vend”.

“Patjetër që, siç theksoi edhe ambasadori, ka pika të caktuara që duhen adresuar dhe ka ende boshllëqe që duhen mbushur, me shumë të drejtë”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “në këndvështrimin tim, Komisioni Europian përmes këtij raporti vlerëson punën e SPAK, e dëgjuat nga ambasadori në përmbledhjen e tij vazhdimësinë e rezultateve, avancimin më tej në ndjekjen përmes hetimeve të thelluara të rasteve komplekse të korrupsionit përfshirë edhe ato në lidhje me profile të larta politike dhe zyrtare”.

Lexo më shumë nga

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.