Vengu: Rritje e kapaciteteve të shërbimit të kërkim-shpëtimit, linjëzim me standardet ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot në prezantimin në seancën plenare të Kuvendit të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”,


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot në prezantimin në seancën plenare të Kuvendit të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”, se, “ky projektligj është një hap thelbësor, qoftë nga pikëpamja e linjëzimit me standardet ndërkombëtare, qoftë nga pikëpamja e rritjes së kapaciteteve të shërbimit të kërkim-shpëtimit në vendin tonë”.

Sipas tij, kjo vjen për dy arsye.

“Arsyeja themelore ka të bëjë me rritjen e trafikut ajror dhe rriten e trafikut detar në vendin tonë në mënyrë të qenësishme, përgjatë 3 viteve të fundit. Dhe pa dyshim kjo rritje, qoftë në shifrat e fluturimeve, anijeve për arsye tregtare apo turistike që kalojnë në ujërat tonë, vjen bashkë me detyrimin për të pasur një shërbim kërkim-shpëtimi më të mirë, një mbulim sa më të përafruar me standardet, qoftë nga pikëpamja e incidenteve detare, qoftë nga pikëpamja e incidenteve ajrore”, tha Vengu.

Ministri u shpreh se për të disatin vit radhazi numri i pasagjerëve të cilët vijnë dhe largohen përmes aeroportit të Rinasit është në rritje.

“Të dhënat tregojnë për janar-gusht 2024 krahasuar qoftë me vitin 2019, qoftë dhe me vitin e kaluar, një rritje domethënëse 2-shifrore në 3 vitet e fundit”, tha Vengu.

“Në të njëjtën periudhë kemi mbifluturime në hapësirën ajrore shqiptare, po ashtu me rritje dyshifrore. Të njëjtat trende janë nga pikëpamja e transportit detar në portet tona, sikundër në turizmin rekreativ, pra në tërësinë e spektrit të ekonomisë blu, kemi një rritje të trafikut në ujërat tona”, tha ai.

Vengu nënvizoi se, “arsye kryesore e ndërhyrjes së qeverisë në këtë pr/ligj është mundësia që shërbimi i kërkim-shpëtimit, qoftë nga pikëpamja e forcave ajrore, forcave tokësore dhe forcave detare të jetë në lartësinë e kësaj sfide të re në vendin tonë”.

Arsyeja e dytë, shtoi ministri Vengu, “ka të bëjë me linjëzimin me konventat ndërkombëtare, veçanërisht me Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar. Në bazë të këtyre konventave Shqipëria ka obligime ndërkombëtare për të ofruar një shërbim të besueshëm dhe efikas, të homologueshëm me shërbime partnere, veçanërisht në rastet e aksidenteve ajrore dhe detare brenda rajonit të përgjegjësisë së kërkim-shpëtimit të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

Vengu u shpreh se, fillimisht do të krijohen funksionet e mbikëqyrjes së kërkim-shpëtimit.

“Pra, kemi një agjenci ekzistuese që është Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili do të mbajë sipas konventave ndërkombëtare edhe detyrën e monitorimit të shërbimit të kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë dhe do të auditojë rregullisht, performancën, investimet, sistemet teknologjike, gjithashtu dhe kapacitetet njerëzore në funksion të këtij shërbimi 24-orësh në vendin tonë”, tha ministri.

Gjithashtu, shtoi Vengu, “risia e dytë ka të bëjë edhe me ngritjen e dy strukturave të reja pa krijuar agjenci, pa krijuar ente, pra pa asnjë impakt financiar në këtë pr/ligj, por më shumë për një përsosje të përshkrimit të detyrave dhe krijimit të detyrave të dy koordinatorëve të kërkim-shpëtimit në det dhe kërkim-shpëtimit në ajër, të cilat do të mbulohen përkatësisht nga Komandanti i Forcës Detare dhe Komandanti i Forcës Ajrore”.

“Këta koordinatorë do të jenë edhe autoritetet përkatëse për dhënien e lejeve, sikundër do të jetë edhe koordinatori kombëtar në funksionet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili do të ketë edhe autoritetin e nevojshëm sa i përket bashkërendimit në rast incidentesh ndërkufitare, qoftë në hapësirën ajrore, qoftë në hapësirën detare dhe do të ketë mundësi të mobilizojë tërësinë e forcave dhe spektrin e forcave civile dhe ushtarake për shkak të urgjencës që mund të paraqiten në raste incidentesh ajrore apo detare”, tha ministri Vengu.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Numri i vrasjeve ka rënë në mesataren e vendeve europiane

Kryeministri: Krimi është më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.