“ExLibris”, Ben Blushi dhe Maringlen Kasmi fitojnë çmimin “Sami Frashëri”
Çmimi do të jetë i përvitshëm nga Bashkia Belsh. Do shpallet çdo 1 qershor, në ditëlindjen e Sami Frashërit.
Gazeta “ExLibris”, shkrimtari Ben Blushi dhe studiuesi Maringlen Kasmi janë fituesit e edicionit të parë të çmimit “Sami Frashëri” dhënë nga Bashkia e Belshit.
Këshilli bashkiak i Bashkisë së Belshit ka themeluar një çmim me emrin e Sami Frashërit, ideologut të Rilindjes sonë Kombëtare për arritjet në letërsi, albanologji dhe publicistikë.
Juria përbëhej nga Prof. Dr. Viola Isufaj, Prof. Dr. Gëzim Hoxha, kompozitori Naim Gjoshi, studiuesi dhe shkrimtari Behar Gjoka, me kryetar shkrimtarin Namik Dokle.
POSTIMI I BUJAR HUDHRIT
“ExLibris”, Ben Blushi dhe Maringlen Kasmi janë fituesit e edicionit të parë të çmimit “Sami Frashëri” dhënë nga Bashkia e Belshit.
Këshilli bashkiak i Bashkisë së Belshit ka themeluar një çmim me emrin e Sami Frashërit, ideologut të Rilindjes sonë Kombëtare për arritjet në letërsi, albanologji dhe publicistikë.
Sot më 31 tetor 2024, u nderuan fituesit e edicionit të parë: gazeta “ExLibris”,shkrimtari Ben Blushi për romanin “Komploti” si dhe historiani Maringlen Kasmi për librin “Wilhelm Zu Wied dhe Shqipëria”
Fituesit shprehën mirënjohjen për kryetarin e bashkisë së Belshit, z. Arif Tafani dhe jurisë me anëtarë prof. dr. Viola Isufaj, prof. Dr. Gëzim Hoxha, kompozitori Naim Gjoshi, studiuesi dhe shkrimtari Behar Gjoka, me kryetar shkrimtarin Namik Dokle.
Ky çmim do të jetë i përvitshëm dhe do të shpallet në datën 1 qershor, kur është ditëlindja Sami Frashërit.