Sfidat e reja në detin Mesdhe dhe Ekonomia Blu, në fokus të Forumit të Rojës Bregdetare

Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare është një platformë vullnetare, jo politike, e përbërë nga 24 vende mesdhetare.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë në mbrëmjen përmbyllëse të Forumit Mesdhetar të Rojës Bregdetare.

Ministri vëngu falënderoi pjesëmarrësit në këtë forum, i pari i organizuar në vendin tonë ku morën pjesë edhe përfaqësues nga vende të largëta si SHBA dhe Japonia.

Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare zhvilloi nga data 29-31 tetor mbledhjen e tij të radhës në Tiranë, organizuar nga Forca Detare/Roja Bregdetare shqiptare.

Ky forum, i cili kishte për qëllim të rriste bashkëpunimin midis agjencive të rojave bregdetare të vendeve mesdhetare, mblodhi përfaqësues nga 14 shtete anëtare, dy shtete vëzhguese, përfaqësues nga pesë agjenci dhe institucione të BE-së, si dhe organizata ndërkombëtare dhe institucione kombëtare.

Tema kryesore e forumit për këtë vit ishin “Sfidat e reja në detin Mesdhe: Ekonomia Blu, Tranzicioni Ekologjik dhe Funksionet e Rojës Bregdetare”.

Gjatë dy ditëve të forumit, u zhvilluan katër panele me fokus në praktikat më të mira dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve.

Forumi MCGFF është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të adresuar sfidat e zakonshme në detin Mesdhe, duke promovuar një qasje të përbashkët për ruajtjen e burimeve dhe sigurisë detare.

Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare (MCGFF) është një platformë vullnetare, jo politike dhe e pavarur, e përbërë nga 24 vende mesdhetare.

Takimi i parë i MCGFF me iniciativën e Italisë u zhvillua në Gjenovë, në vitin 2009.

Takimet e mëpasshme të forumit respektivisht janë zhvilluar në Francë, Spanjë, Portugali, Itali, Turqi, Francë, Marok, Itali dhe Shqipëri.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…