Denaj: Praktika të avancuara për kultivimin e luleshtrydhes

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi angazhimin për të promovuar praktika të avancuara bujqësore që rrisin cilësinë


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, sot në një postim në rrjetet sociale theksoi angazhimin për të promovuar praktika të avancuara bujqësore që rrisin cilësinë dhe përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare në kultivimin e luleshtrydhes.

Sipas saj, “specialistët e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Fushë-Krujë, në bashkëpunim me Albano Tronka, janë angazhuar në një projekt të rëndësishëm për zhvillimin e kultivimit të luleshtrydhes në Frakull, Fier. Tronka ndjek kultivimin e kësaj kulture në një sipërfaqe prej 15 hektarësh”.

“Projekti synon vlerësimin e ndikimit të plehërimit në rendimentin dhe treguesit cilësorë të luleshtrydhes, si dhe testimin e biostimulantëve inovativë në kultivimin e saj në serra. Ky angazhim është pjesë e përpjekjeve për të promovuar praktika të avancuara bujqësore që rrisin cilësinë dhe përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare”, u shpreh Denaj.

(ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…