Censi 2023: 91% e popullsisë deklaruan etnicitet shqiptar

Rreth 66,9% e popullsisë deklaroi se ndjek ose i përket një feje ose besimi specifik


Në Censin e vitit 2023, rezultatet përfundimtare të të cilit u publikuan dje, 91% e popullsisë deklaruan etnicitet shqiptar, ndërsa 2,8% deklaruan një lloj tjetër etniciteti dhe 0,6% u përgjigjën me “preferoj të mos përgjigjem”.

Një përqindje e vogël e popullsisë (0,05%) ka deklaruar “asnjë” për etnicitet.

Për pjesën e mbetur prej 5,6% të popullsisë, të dhëna mbi etnicitetin nuk janë të disponueshme, pasi pyetja nuk mund t’u bëhej anëtarëve të familjes.

Përqindja e popullsisë që deklaroi “shqiptar/e” për pyetjen mbi gjuhën e zakonshme të folur në shtëpi ishte e njëjtë me përqindjen që deklaroi etnicitet shqiptar: 91,1%.

Rreth 66,9% e popullsisë deklaroi se ndjek ose i përket një feje ose besimi specifik sipas kategorive të paracaktuar në Cens.

Një përqindje e konsiderueshme prej 13,8% deklaroi se janë besimtarë, por nuk i përkasin ndonjë feje ose besimi të caktuar, ndërsa 3,6% deklaruan se janë “ateistë”, dhe 10,2% deklaruan “preferoj të mos përgjigjem” për pyetjen mbi fenë.

Ashtu si me pyetjen mbi etnicitetin, edhe për besimin, për 5,6% të popullsisë të dhënat nuk janë të disponueshme.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Shpend Topollaj, marathonomaku durrsak i letërsisë!

Botues aktiv dhe i palodhur. Mbi 70 libra mbajnë firmën e tij. Me energji të pashtershme!

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shpend Topollaj, marathonomaku durrsak i letërsisë!

Botues aktiv dhe i palodhur. Mbi 70 libra mbajnë firmën e tij. Me energji të pashtershme!