Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Shkodrës, rektori Gjuraj pret ambasadoren e Hungarisë
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë, mundësitë e shkëmbimeve studentore dhe stafit akademik
Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, në vijim të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e UNISHK-ut, pritëm dje ambasadoren e Hungarisë në Tiranë, Martina Kasnyik, shoqëruar nga Kati Görök, konsulle e ambasadës hungareze, si dhe konsullin e nderit të Hungarisë, Kliti Hoti.
Ambasadorja hungareze njoftoi se do të ofrohen 20 bursa për studentët shqiptarë për të studiuar në universitetet hungareze, ku UNISHK do të ketë studentët e vet ekselentë.
POSTIMI I REKTORIT TONIN GJURAJ
Në vijim të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e UNISHK-ut, pritëm dje ambasadoren e Hungarisë në Tiranë, zj. Martina Kasnyik, shoqëruar nga zj Kati Görök, konsulle e ambasadës hungareze, si dhe konsullin e nderit të Hungarisë, z. Kliti Hoti.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë, mundësitë e shkëmbimeve studentore dhe stafit akademik, si dhe puna e përbashkët me projekte kërkimore.
Ambasadorja hungareze njoftoi se do të ofrohen 20 bursa për studentët shqiptarë për të studiuar në universitetet hungareze, ku UNISHK do të ketë studentët e vet ekselentë.
U angazhuam për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitetet e Hungarisë, veçanërisht me Universitetin e Pécs-it, me të cilin kemi një marrëveshje të hershme bashkëpunimi, si dhe për faktin se Universiteti i Shkodrës, Universitetet Pésc dhe Széchenyi István janë pjesë e Alps Adriatic Rectors’ Conference.
Në vijim të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e UNISHK-ut, pritëm dje ambasadoren e Hungarisë në Tiranë, zj. Martina…
Posted by Tonin Gjuraj on Friday, November 1, 2024