Balla takim me kryetarin e Unionit Kombëtar të Kooperativave në Greqi: Mijëra shqiptarë të punësuar në sektorin e bujqësisë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën zhvilloi një takim në qytetin e Verias, në Greqi, me kryetarin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, Christos Giannakakis.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht edhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën zhvilloi një takim në qytetin e Verias, në Greqi, me kryetarin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, Christos Giannakakis. Këto kooperativa prej më shumë se 30 vitesh kanë punësuar shumë bashkëatdhetarë shqiptarë në sektorin e bujqësisë.

Gjatë takimit, Balla shprehu mirënjohjen e tij për mundësitë e punësimit që Unioni ka ofruar për shqiptarët, duke theksuar kontributin që bashkëkombësit tanë kanë dhënë në zhvillimin e sektorit bujqësor në Greqi. “Dua të falënderoj shoqatën tuaj, sepse për të paktën 34 vitet e fundit janë me qindra e mijëra shqiptarë që kanë punuar në kooperativat tuaja”, tha Balla.

Ministri Balla vizitoi gjithashtu fabrikën e përpunimit “Venus,” ku pati rastin të takonte disa punonjës shqiptarë që kontribuojnë me përkushtim në sektorin e prodhimit bujqësor.

Kjo fabrikë është një nga objektet kryesore ku punëtorët shqiptarë kanë gjetur punësim të qëndrueshëm, duke sjellë gjithashtu përfitime për komunitetet lokale.

Gjatë vizitës së tij, Balla theksoi se partneritete të tilla ndihmojnë në krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë, duke u shndërruar në modele suksesi për bashkëpunimin rajonal.

(ATSH)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.